Kovaçevski: Vitin e kaluar janë instaluar burime të ripërtërishme të energjisë prej mbi 150 megavat, që do të thotë furnizim i 67.000 amvisërive

“Qeveria u qas me seriozitet ndaj sfidave të krijuara nga kriza botërore energjetike, mbrojti qytetarët me një pako masash kundër krizës, e cila mundësoi që faturat e energjisë elektrike të ishin pesë herë më të ulëta.

Kriza energjetike ishte gjithashtu një mundësi për Qeverinë që të përkushtohej dhe të zbatonte projekte për përforcimin e ekonomisë shtetërore të energjisë elektrike. Qeveria duke menaxhuar nuk lejoi mungesën e energjisë elektrike, duke parandaluar rritjen e madhe të çmimeve si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në panelin e sotëm për energjinë në kuadër të konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja”.

“Vitin e kaluar Qeveria ndau 760 milionë euro, që sipas të dhënave të Bankës Botërore është pakoja më e madhe e masave kundër krizës në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Me këtë kemi arritur të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike deri në 80%.

Po të mos ishte ai subvencionim, çmimi i energjisë elektrike për 600 mijë amvisëri do të ishte 5 fish më i lartë. Konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar do të paguanin fatura 3 fish më të larta të energjisë elektrike. Nga ai këndvështrim, mendoj se kriza u menaxhua mirë, sepse të gjithë e pamë se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë rritje të mëdha të çmimit”, tha Kovaçevski në panel.

Kryeministri tha se investimet e Qeverisë në transformimin e gjelbër të vendit lëvizin në tre drejtime, të cilat do të sigurojnë pavarësinë nacionale energjetike. E para është ndërlidhja dhe diversifikimi i burimeve të energjisë për vendin.

Maqedonia e Veriut ka vetëm një burim të gazit, ai është përmes Republikës së Bullgarisë, vazhdon investimi i ri i gazsjellësit nga Republika e Greqisë, si dhe një tjetër gazsjellës nga Republika e Bullgarisë.

“Energjia bazë në Maqedoninë e Veriut prodhohet kryesisht nga thëngjilli për 40 vjet në REK Bitolla, Osllomej. Me këto investime në gazsjellës të ri, ne mund të mendojmë për vendosjen e centraleve të gazit si lëndë tranzicioni djegëse.

Manastiri tashmë është i kyçur në gazsjellësin nga Zhidilova në Manastir dhe gjatë muajit dhjetor është përfunduar lidhja e fundit. Kjo mundëson instalimin e blloqeve të gazit në një nga blloqet në REK Bitola, i cili do të përdoret për furnizimin me energji termike për qytetin e Manastirit. E njëjta gjë vlen edhe për Shkupin, ku tashmë ka një investitor privat të interesuar”, tha Kryeministri.

Si segmentin i dytë i investimeve, Kryeministri tregoi burimet e ripërtërishme të energjisë. Përveç fotovoltaikëve, që janë investimi dominanti kompanive gjatë kësaj periudhe, investimet janë bërë edhe në hidrocentrale të vogla, në centralet e erës, si dhe në centralet e biogazit.

“Mbi 150 megavat burime të ripërtërishme të energjisë janë instaluar vitin e kaluar, duke furnizuar me energji elektrike rreth 67,000 amvisëri. Çebreni është një nga projektet kryesore historike.
Këtë vit për herë të parë pas 14 tenderave të pasuksesshëm kemi një ofertues i cili e kaloi filtrin e parë. Bëhet fjalë për kompaninë shtetërore greke të energjisë PPS. Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime, nëse ai ofertues i plotëson kushtet e tenderit dhe nëse arrihet marrëveshje me institucionet kompetente në vend, atëherë do të mund të fillojë ndërtimi i këtij projekti kapital. Ai kapacitet nga njëra anë do të prodhojë energji bazë nga hidropotenciali, ndërsa nga ana tjetër do të mund ta shfrytëzojë tepricën nga fotovoltaikët, energjinë elektrike për funksionimin e reverzibil të vetë termocentralit”, tha Kovaçevski në panel.

“Pjesa e tretë e investimeve është e një rëndësie kyçe, përveç pavarësisë ekonomike, gjithashtu edhe për progresin ekonomik të vendit”, theksoi Kryeministri.

Ato i referohen përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike nëpërmjet lidhjes kufitare me të gjitha vendet e rajonit.

“Ne kemi ndërlidhje të mira me Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë. Tashmë jemi duke punuar për investime me Shqipërinë dhe do të duhet të vazhdojmë në atë drejtim edhe me Kosovën dhe Malin e Zi. Natyrisht, amvisëritë mund dhe duhet të prodhojnë vetë energjinë elektrike dhe për këtë arsye gjatë vitit të kaluar kemi thjeshtuar të gjitha procedurat në aspektin rregullativ dhe ligjor. Nëse më parë duheshin deri në 30 ditë për të marrë lejen për ndërtimin e një impianti të vogël fotovoltaik për amvisëritë, tani nevojitet vetëm 1 ditë. Por edhe këtu duhet të përmirësohet rrjeti shpërndarës i transmisionit shtetëror të shpërndarjes, praktikisht i EVN-së”, tha Kryeministri Kovaçevski.
 

Kryetari i Qeverisë theksoi se të gjitha këto aktivitete kanë filluar, po punohet me shpejtësi, tashmë janë instaluar kapacitete më të mëdha elektrike dhe dhënia e lejeve të reja është garanci për investime të reja në kapacitete të reja që do të vihen në funksion gjatë vitit.

“Vazhdon edhe ndërtimi i projekteve shtetërore. Zëvendësimi i plotë i TEC Osllomej me një central fotovoltaik, ku tashmë janë ndërtuar 10 megavat. Projektimi dhe ndërtimi i 110 megavateve të mbetura është duke u realizuar, kështu që do të jemi të parët në rajon që do të zbatojnë “marrëveshjen e gjelbër” evropiane, gjegjësisht zëvendësimin e burimeve të energjisë së parinovueshme me burime të ripërtëritshme”, tha Kryeministri Kovacevski në panelin për energjetikë.