Nga dita e dytë e Konferencës vjetore: Siguruam siguri dhe stabilitet në vend, vazhdojmë me mundësi të reja në energjetikë, bujqësi dhe zhvillim rajonal

Sot u mbajt pjesa e dytë nga Konferenca vjetore “Vit i mundësive të reja”. Në panelin kushtuar energjetikë, mbajti fjalim Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa u realizuan gjithsej katër panele, ku folën ministra, ekspertë, profesorë, përfaqësues së sektorit joqeveritar.

“Prodhimi i rritur i energjisë elektrike është bazë që periudhën e ardhshme të kemi mundësi për uljen e energjisë elektrike, theksoi Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në panel diskutimin “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi”.

Kryeministri theksoi se strategjia e Qeverisë si dhe ekspertët e angazhuar në sektorin energjetik kanë kontribuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, e me këtë edhe në uljen e çmimit të energjisë elektrike.

“Vitin e kaluar EMV-ja arriti që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për 20% në krahasim  me një vit më parë. Për këtë vit plani është të rritet sërish prodhimi i energjisë elektrike. Kam kënaqësinë që dje pamë të dhëna se gjatë ditës së djeshme janë prodhuar mbi 21 megavat/orë energji elektrike, që është prodhimi më i lartë në një ditë në 10 vitet e fundit. Dhe kjo na jep bazën që të mund të bëjmë kalkulime në bazë të të cilave nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se edhe pse pritshmëritë e të gjithëve ishin që në fillim të vitit të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, me mbulimin e 100% të nevojave të energjisë elektrike për amvisëritë, faturat për konsumatorët e vegjël janë ulur për 20%.

“Qeveria duke menaxhuar nuk lejoi mungesën e energjisë elektrike, duke parandaluar rritjen e madhe të çmimeve si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Vitin e kaluar Qeveria ndau 760 milionë euro, që sipas të dhënave të Bankës Botërore është pakoja më e madhe e masave kundër krizës në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Me këtë kemi arritur të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike deri në 80%. Po të mos ishte ai subvencionim, çmimi i energjisë elektrike për 600 mijë amvisëri do të ishte 5 fish më i lartë. Konsumatorët e vegjël që janë në tregun e rregulluar do të paguanin fatura 3 fish më të larta të energjisë elektrike. Nga ai këndvështrim, mendoj se kriza u menaxhua mirë, sepse të gjithë e pamë se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë rritje të mëdha të çmimit”, tha Kovaçevski në panel.

Kryeministri tha se investimet e Qeverisë në transformimin e gjelbër të vendit lëvizin në tre drejtime, të cilat do të sigurojnë pavarësinë nacionale energjetike, ndërlidhja dhe diversifikimi i burimeve të energjisë për vendin, investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë, pasi vitin e kaluar janë instaluar burime të ripërtërishme të energjisë mbi 150 megavat, të cilat furnizojnë me energji elektrike rreth 67 mijë amvisëri, përmirësim të rrjetit të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike përmes lidhjes kufitare me të gjitha vendet e rajonit.

Në kuadër të panelit të parë foli ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se Qeveria ka një vendosmëri strategjike për të përmirësuar diversifikimin në furnizimin me gaz natyror. Sipas tij, vendimi i Qeverisë për dhënien e pëlqimit për investimin në Terminalin LNG të Aleksandroupolis nga ana e SHA  RNE , si dhe për linjën e interkonjeksionit me Republikën e Greqisë, ndërtimi i së cilës pritet të fillojë në qershor 2023 dhe të përfundojë në 2025. Bekteshi theksoi se dy ndërlidhjet e mbetura, me Serbinë dhe me Kosovën, janë në fazën e hartimit të dokumentacionit të projektit, pra studimit të fizibiliti dhe vlerësimit strategjik të ndikimit në mjedis.

 “Gjithashtu, me nënshkrimin e Marrëveshjes për Lidhjen Ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën e interkonjeksionit Qustendil-Zhidilovo ndërmjet GA-MA SHA dhe Bulgar-trans-gaz EAD në fund të vitit të kaluar, u bë e mundur për Maqedoninë e Veriut të furnizohet nga më shumë burime gazi përmes Bullgarisë. Arritëm të rrisim kapacitetin aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, gjë që liroi kapacitete shtesë për përdorim nga më shumë furnizues dhe diversifikim të burimeve tona të furnizimit, si dhe përdorimin e të gjitha burimeve aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë. Kjo Marrëveshje zvogëlon varësinë e vendit nga gazi rus”, tha Bekteshi.

Drejtori i përgjithshëm i SH.A. EMV, Vasko Kovaçevski, tha se SH.A. EMV ka filluar zbatimin e projekteve të tranzicionit energjetik në vitin 2019 ,pra transformimi energjetik, por se kriza energjitike ndodhi ndërkohë.  Përkundër kësaj, siç tha Kovaçevski, është në proces realizimi i 12 projekteve nga SHA EMV, të cilat do të sjellin kapacitet të instaluar prej 1760 MW, që është më shumë se kapaciteti ekzistues i instaluar i kapaciteteve aktuale të EMV, për momentin 1420 MW. Është e rëndësishme të thuhet se SHA EMV ka dhënë me qira 10% të kapacitetit të gazit të lëngshëm në terminalin e gazit në Aleksandropoli, Greqi, pra 550 milionë m3 gaz të lëngshëm në vit për një periudhë 15-vjeçare.

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski, tha se ata që do të ndërtojnë termocentrale fotovoltaike dhe ata që tashmë i kanë ndërtuar ato do të duhet të vendosin bateri për ruajtjen e energjisë elektrike, kështu që do të mund ta shfrytëzojnë energjinë nga dielli gjatë natës dhe njoftoi risinë e përdorimit të baterive magazinuese në ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike.

Profesori Anton Çaushevski tha se kriza energjetike në Evropë dhe në vendin tonë solli një mësim unik se vetëm vendet që kanë prodhim më të madh vendas mund t'i përballojnë më pa dhimbje të gjitha sfidat e jetës ekonomike dhe të biznesit.

Kryetari i Asociacionit  Energjetik të Maqedonisë, prof. Dr. Koço Angjushev tha se burimet e ripërtërishme të energjisë janë e ardhmja në energji, është një fakt dhe një trend dhe drejtim i pranuar globalisht, gjegjësisht të investohet edhe në elektrana të diellit dhe të erës, në biogaz, ujë, etj.

Në kuadër të panelit të dytë të titulluar “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfidat dhe mundësitë për sigurimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sigurisë”, përmes video-fjalimit nga Brukseli, ku si Kryesues i OSBE-së po qëndron në vizitë të NATO-s dhe institucioneve të BE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se politika e jashtme mbetet e fokusuar në realizimin e qëllimit strategjik kyç: Anëtarësim në Bashkimin Evropian përfshirë vitin 2030. Në këtë kontekst, prioritet kryesor mbetet kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke përfshirë dialogun me Republikën e Bullgarisë.

“Sa i përket Bullgarisë, ne kemi synime të sinqerta për të rikthyer trendin pozitiv të dialogut dhe bashkëpunimit, të krijuar vitin e kaluar, megjithëse në një periudhë afatshkurtër zgjedhjet e ardhshme janë një rrethanë rënduese për progresin e marrëdhënieve dypalëshe.Gjithsesi, ne mbetemi të përkushtuar për qetësimin e tensioneve dhe eskalimin e atmosferës së krijuar, gjë që u reflektua edhe në reagimet joproporcionale për një rast të vetëm, për të cilin shteti mori menjëherë të gjitha masat për zbardhjen e tij. Është e rëndësishme të mos lejohen tendencat provokuese në të dyja anët e kufirit për të rrëmbyer procesin në një drejtim që nuk do të jetë me interes për të dyja vendet.Por në secilin rast është në interes të aktorëve të tretë, me të cilët nuk kemi shumë të përbashkëta”, tha Osmani, duke shtuar se këtë vit vendi ka një mundësi të jashtëzakonshme që të dëshmohet si partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare, përmes kryesimit të OSBE-së, SHBA- Karta e Adriatikut, si dhe me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Në panel, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u fokusua në qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në raport me sfidat e sigurisë së kontinentit dhe vuri në dukje përfitimet për vendin e anëtarësimit në Aleancë.

“Shumë herë në periudhën pas 24 shkurtit të vitit 2022 kam marrë të njëjtën pyetje - a është e sigurt Maqedonia e Veriut? Përgjigja, pa dyshim, e thënë qartë dhe me zë të lartë - PO. Edhe sot, së bashku me vendet përparimtare, të bashkuar nga vlerat dhe idealet bashkëkohore, atdheu ynë garanton sigurinë e vet dhe jep kontributin e vet për sigurinë kolektive në NATO”, tha ministrja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tregoi se viti 2022 për Ministrinë e Brendshme ishte vit i suksesshëm me 2.4 ton drogë të sekuestruar me një vlerë totale rreth 6 milionë euro, me rreth 20 ton prekursorë për prodhimin e drogave sintetike dhe me rekord prej 10.3 ton drogë të asgjësuar. Ai rikujtoi se në vitin 2022 janë kapur 15 grupe kriminale me 79 anëtarë, numri më i madh në fushën e tregtisë së paligjshme të drogës - 12, i përbërë nga 51 anëtarë, si dhe janë parandaluar gjithsej tetë transporte ndërkombëtare, gjashtë prej të cilave për marihuanë dhe nga një për kokainë dhe heroinë.

Lufta kundër trafikut të drogës dhe armëve, si dhe lufta kundër korrupsionit, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe në vitin 2023. Nëse 2021-shin e mbyllëm me një rritje mbi 50 për qind të funksionit të zbulimit të krimeve të policisë lidhur me korrupsionin dhe parandalimin e veprimeve korruptive në vlerë prej rreth 149 milionë denarë, në vitin 2022 kemi zbuluar 124 vepra korruptive, për të cilat janë paraqitur penalisht 164 autorë, për të cilët kanë shkaktuar dëme materiale prej mbi 227 milionë denarë”, tha ministri Spasovski.

Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit", Prof. Dr. Nikolla Dujovski, theksoi se Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti në rajon.

Kryetari i Këshillit Euroatlantik, Ramadani, tha se shteti me anëtarësimin në NATO e përforcoi sigurinë e tij dhe sigurinë e qytetarëve.

Në panelin e tretë të titulluar “Politikat fiskale, monetare dhe tatimore në kohë krize”, ministri i Financave, Fatmir Besimi potencoi se është e rëndësishme që niveli i borxhit publik është ulur në kushtet e krizës dhe se është nën kriterin e Mastrihtit (60%).

“Menaxhimi i financave publike është sfidë e veçantë në mjedisin turbulent ekonomik. Politika fiskale ekspansive që u zhvillua gjatë pandemisë, përmes përkrahjes së targetuar për ruajtjen e likuiditetit të kompanive, ruajtjen e vendeve të punës dhe ndihmën sociale për të papunësuarit dhe kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, rezultoi me rritje të deficitit buxhetor në 8.1% të PBB-së në vitin 2020, duke kontribuar në rritje të theksuar të borxhit publik në 59.7% të PBB-së, duke arritur borxh publik rekord prej 61% në vitin 2021, me ç’rast me angazhimin e vazhdueshëm për konsolidimin fiskal mund të mburremi se duke përfshirë datën 31.12.2022 është ulur në nivel prej 57.1% të BPV-së”, tha ministri Besimi.

Në këtë panel pjesëmarrës janë edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, akademiku Abdulmenaf Bexheti dhe  këshilltari i kryeministrit, Gligor Bishev.

Guvernatorja Angellovska Bezhoska gjithashtu foli edhe për rolin e koordinimit të politikave makroekonomike në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë, veçanërisht në kushte të krizës.

“Gjatë pandemisë, politika monetare siguroi përkrahje për politikën fiskale. Tashmë, për ta përballuar inflacionin dhe për ta ruajtur stabilitetin e tregut devizor, politika monetare ka nevojë për përkrahje të politikës fiskale.

Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdohet me politikë monetare dhe fiskale prudente, të bazuar në masa të targetuara mirë dhe të kufizuara në kohë, që synojnë sektorët më të ndjeshëm për zbutje afatshkurtër të efekteve, por më e rëndësishmja edhe në investimet kapitale, që do të rrisin potencialin afatgjatë të rritjes dhe së bashku me reformat strukturore do ta përkrahim transformimin e ekonomisë”, tha Angellovska Bezhoska.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti tha se historia fiskale prej para një shekulli e deri më sot, duke përfshirë edhe krizën e fundit inflacioniste dhe energjetike, na dëshmon se pikërisht krizat e mëdha ekonomike janë edhe një arsye më shumë për përshpejtimin e reformave dhe jo e kundërta”, theksoi Bexheti.
 
Në panel,  mbajti fjalim edhe Gligor Bishev, këshilltar i Kryeministrit i cili theksoi se politika monetare do të vijojë të jetë instrumenti primar për uljen dhe kontrollin e inflacionit, përmes normave më të larta të interesit dhe ngadalësimit të rritjes së kredive. “Politika fiskale, sipas tij, do ta përkrahë uljen e inflacionit përmes rënies së deficitit buxhetor. Njëkohësisht, përmes alokimit të mjeteve të rëndësishme për investime në infrastrukturë, ajo do ta përkrahë rritjen dhe konkurrencën në ekonomi”.

 

Në panelin e katërt “Zhvillimi i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitimet e sistemit të ri të subvencioneve në bujqësi” u tha se prodhimi vendor i ushqimit është stabilizuar dhe rritur përmes masave specifike, si dhe janë investuar edhe në projekte për zhvillimin e balancuar të rajonet dhe komunat planifikuese.

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave, Ljupço Nikololvski, tha se në vitin 2022 dhe në kushte krize, prodhimi vendor i ushqimit është rritur me masa specifike. Për këtë vit Nikolovski paralajmëroi reforma në sistemin e subvencioneve në bujqësi. “Modeli i ri i subvencionimit është pjesë e reformës më të madhe në bujqësi, me të cilën ne ofrojmë një model subvencioni më të shpejtë, më efektiv dhe efikas që do të rrisë prodhimin vendas të ushqimit. Një subvencion bazë për të gjithë bujqit që do të paguhet paraprakisht dhe një subvencion shtesë për ata që kultivojnë kultura të rëndësishme. Si vend lider sa i përket shfrytëzimit të programit IPARD 2, me programin e ri IPARD 3 kemi marrë buxhet të shtuar për 62%, gjegjësisht 97 milionë euro të destinuara për modernizim dhe investime në 7 vitet e ardhshme”, tha ministri Nikollovski.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, vlerësoi se politikat e qeverisë janë të orientuara drejt qytetarëve. “Mjetet në Buxhet të destinuara për zhvillimin e balancuar të rajoneve planore dhe komunave nuk u reduktuan as në kushte krize, përkundrazi rriten çdo vit. Në vetëm një vit kemi financuar 215 projekte. Janë lidhur marrëveshje për financim nga Buxheti i shtetit për 150 projekte në komuna në të tetë rajonet planore, shtatë projekte janë financuar me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe 58 projekte nga instrumenti IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Çdo krizë është një nxitje për të kërkuar mundësi të reja, qëllimi është përmirësimi i shërbimeve dhe kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët përmes projekteve reale dhe konkurruese”, tha ministri Penov.

Ministri për Diasporë, Xhemail Çupi theksoi se Qeveria po punon në vendosjen e lidhjeve të përhershme, institucionale me diasporën, si burim i rëndësishëm në promovimin dhe nxitje të zhvillimit të shtetit. “Dhamë impuls të ri të zbatimit të Strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën.  Hapim zyra për bashkëpunim në 23 komuna. Në mënyrë plotësuese, në secilën prej këtyre komunave do të hartohet  diaspora e cila mund të jep kontributin e vet në zhvillimin e shkencës dhe ekonomisë”, kumtoi ministri Çupi.

Sipas Lençe Nikollovska, drejtoreshë e “Agrotim”, përveç zhvillimit rural, ekziston edhe modeli i ri i subvencionimit në bujqësi i cili me sukses aplikohet në vendet anëtare të BE-së. “Modeli i ri i subvencionimit, duke detyruar prodhimin me kontratë, mbështetjen për bujqit e rinj, këmbënguljen për shoqatën e prodhuesve bujqësorë, modernizimin, digjitalizimin, kontrollin më të madh të pagesës, paradhënien, është një përgjigje për të gjitha kritikat e mëparshme se subvencionet nuk përdoren si duhet. ato nuk janë të pranuara nga bujqit aktualë dhe nuk kanë asnjë komponent zhvillimi. Me këtë model inkurajohet zhvillimi rural, i cili është një nga prioritetet kyçe në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian”, vlerësoi Nikollovska.

Me panelin e katërt u përfundua konferenca dyditore “Vit i mundësive të reja”, organizuar me qëllim të konstatimit të rezultateve nga puna e Qeverisë në vitin e kaluar dhe sfidave dhe perspektivave në plan shoqëror politik në vitin 2023.

Panel 1 “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi “.
Paneli 1 në gjuhën maqedonase
Paneli 1 në gjuhën shqipe

Paneli 1 në gjuhën angleze

Paneli 2 “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfidat dhe mundësitë për sigurimin e bashkëpunimit dhe sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”
Paneli 2 në gjuhën maqedonase

Paneli 2 në gjuhën shqipe

Paneli 2 në gjuhën angleze

Paneli 3„Politika fiskale, monetare dhe tatimore në kohë krize”
Paneli 3 në gjuhën maqedonase
Paneli 3 në gjuhën shqipe
Paneli 3 në gjuhën angleze

 

Paneli 4 “Zhvillim i barabartë rajonal dhe lokal dhe përfitimet nga sistemi i ri për subvencionimin e bujqësisë”
Paneli 4 në gjuhën maqedonase
Paneli 4 në gjuhën shqipe
Paneli 4 në gjuhën angleze