Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) bënë marrëveshje për aktivitetet e punës në vitin 2023. Në takimin e sotëm, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija DiGjiovanni nënshrkuarn programin vjetor, të dizajnuar në drejtimin për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Në pjesën e rritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të shpenzimeve të arsimit fillor përmes optimitzimit të rrjetit të shkollave fillore dhe revidimin e formulës financiare, MASH dhe UNICEF së bashku do të punojnë në zhvillimin e planeve komunale për optimizimin dhe modelimin e tyre në dhjetë komuna të përzgjedhura, në zhvillimin e standardeve nacionale për hapësirë, pajisje dhe mjete mësimore për shkollat, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve të komunave, punonjësit e shkollave, prindërit, nxënësitë dhe palët e tjera lokale të interesuara në zhvillimin e planeve të optimizimit. MASH do të mund të shfrytëzojë përvojat ndërkombëtare në fushën e reformave dhe të financimit dhe optimizimit të shkollave.
Programi parasheh dhe mbështet zhvillimin e politikave dhe programeve që kontribuojnë në mjedise mësimore të sigurta,të shëndetshme, të përgjegjshme gjinore, dhe gjithëpërfshirëse me burime adekuate. Më konkretisht, MASH do të marrë mbështetje teknike për zhvillim të programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm, për hartimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm dhe Programeve Mësimore, për vendosjen e shërbimeve të reja të qendrave burimore për arsimin gjithëpërfshirës, si dhe mbështetja teknike për përfshirjen e arsimimit për mjedisin jetësor dhe ndryshimeve klimatike në planprogramin nacional mësimor dhe politikat e tjera arsimore.
Theksi do të vihet veçanërisht në aktivitetet që lidhen me tejkalimin e barrierave në qasjen deri te arsimi cilësor gjithëpërfshirës , si dhe në krijimin e mjeteve cilësore dhe gjithpërf-shirëse dhe burimeve për mësimidhënie, duke përfshirë burimet dixhitale që janë në përputhje me programet mësimore.
UNICEF do të bashkëpunojë me Ministrinë në pjesën e avansimit të kuadrit mësimor dhe përforcimin e kapaciteteve të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm.