“Sot kemi një ditë historike ku Maqedonia e Veriut fillon ndërtimin e 110 kilometrave autostrada, të cilat do të jenë të cilësisë së lartë dhe që përfundimisht pas neglizhencës në kohën e komunizmit, kur Maqedonia nuk ishte e lidhur as me lindjen e as me perëndimi për arsye politike, por ka qenë e lidhur vetëm me veriun dhe deri diku me jugun, më në fund do të kemi një shtet që do të ketë edhe Korridor 10 edhe Korridorin 8 të përfunduar”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d.
“Nga një vend që është në qendër të Ballkanit, në vend që, si deri para disa kohësh, kur ishim rrethrrotullim, sesa udhëkryq, tani do të bëhemi më në fund një udhëkryq, sepse me ndërtimin e korridorit 8, autostradën drejt Shqipërisë dhe me ndërtimin e korridorit 10, rrugën e shpejtë për në Kriva Pallankë dhe me ndërtimin e hekurudhës për Bullgarinë dhe Shqipërinë, Maqedonia e Veriut më në fund do të ketë dy korridoret që do ta bëjnë atë udhëkryq dhe do të kemi qasje në tre porte”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Lidhur me procedurën për zgjedhjen e realizuesit, kryeministri Kovaçevski tha se ajo është bërë në përputhje me ligjin e miratuar nga Kuvendi, për të cilin kanë votuar të gjithë deputetët, të cilin ligj e ka konfirmuar edhe Gjykata Kushtetuese.
“Për ligjshmërinë e procedurës janë përgjegjëse të gjitha institucionet, të cilat sipas këtij ligji ishin përgjegjëse për përgatitjen e procedurës për përzgjedhjen e realizuesit dhe për përzgjedhjen e mbikëqyrjes të projektit të njëjtë. Në bazë të ligjit, është paraparë që shuma që do të kushtojë për këtë autostradë të përcaktohet në bazë të njohurive të ekspertëve, të cilat i posedon kompania konsulente dhe mbikëqyrëse, në këtë rast IRD, ndërsa shteti ka vendosur me ligj në Kuvend se kompania realizuese do të jetë Behtel dhe partneri i tyre Enka”, sqaroi Kryeministri Kovaçevski.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski sqaroi se realizimi i dy korridoreve është i rëndësishëm në disa aspekte. “Kur flasim për lidhje infrastrukturore, kjo do të thotë edhe lidhje me energjencat. Përveç kësaj, tashmë përfundimisht kemi lidhur gazsjellësin nga Zhidillova në Manastir. Është përfunduar dhe për këtë arsye Manastiri tani po hyn në fazën e dytë të gazifikimit të qytetit sepse qyteti i Manastirit që nga viti 84 kur filloi të bëhet REK Bitola më në fund ka gaz në Manastir. Së dyti, në fund të këtij viti do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit nga Greqia në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se nuk do të kemi vetëm një gazsjellës, por dy gazsjellës. Nëse një gazsjellës i tretë fillon të ndërtohet nga Shqipëria, duke marrë parasysh planet për terminalet e LNG në Shqipëri, atëherë do të kemi tre. Me këtë do të bëhemi një vend që më në fund do të jetë udhëkryqi dhe qendra e Ballkanit. Këto janë projekte strategjike që nëse i vizatojmë në një hartë, atëherë do të shihni rëndësinë e tyre për kompanitë ekzistuese dhe kompanitë e ardhshme dhe për një vend anëtar të BE-së, kur do të bëhemi. Në momentin kur të bëhemi, atëherë zgjedhja e secilës kompani është nëse menaxhimi i kompanisë së saj do të jetë në Vjenë, në Zagreb apo në Shkup, është e parëndësishme, sepse është një kompani që është në një shtet anëtar të BE-së”, tha Kryeministri Kovaçevski.