Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht punon për sigurimin e arsimin inkluziv dhe rritjen e pjesëmarrjes e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve në procesin edukativo-arsimor, me vëmendje të veçantë të fëmijëve që mund jenë të margjinalizuar, diskriminuar ose të përjashtuar nga sistemi arsimor. Masat dhe strategjitë për menjanimin e barrierave kontribuojnë edhe në krijimin e kulturës sportive më inkluzive në shkolla, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e Panairit të parë sportiv inkluziv “Sporti për të gjithë”.
Duke theksuar se sporti është nevojë dhe e drejtë e të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh aftësitë e tyre fizike dhe mendore, Shaqiri theksoi se shkalla e përfshirjes së njerëzve nga grupet e ndjeshme në sport tregon se sa realisht si shoqëri u japim mundësi të barabarta të gjithëve.
“Qëllimi ynë është arsim cilësor për çdo fëmijë. Kemi kornizë ligjor për arsimin inkluziv dhe jemi të përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e klimës inkluzive dhe sigurojmë mbështetje sistematike për kuadrin edukativo-arsimor për respektimin e diversiteteve, duke promovuar barazinë, drejtësinë, mosdiskriminimin dhe krijimin e kushteve për avancimin e secili nxënës, sipas mundësive të tij”, u shpreh Shaqiri.
Për të pasur mundësi të punojmë me fëmijët me zhvillim atipik, për mësimdhënësit janë të pararpara trajnime të veçanta, ndërsa në bashkëpunim me organizatat dhe institucionet partnere ndërkombëtare, janë përgatitur udhëzues të posaçëm për realizimin e aktiviteteve sportive dhe ushtrimeve fizike, të përshtatura sipas nevojave të fëmijëve me vështirësi, në orët e rregullta të edukimit fizik.
“Tashmë disa vite, mësimdhënia e edukimit fizik nga klasa e parë deri në të pestën realizohet nga mësimdhënësit tandem. Përveç mësimdhënësve të grupit klasor, merr pjesë edhe mësimdhënësi lëndor, i cili mundëson realizimin më të suksesshëm të mësimdhënies dhe arritjen e efekteve më të mëdha në praktikën e mënyrës së jetesës së shëndetshme, zhvillimin e aftësive fizike dhe avancimin e aftësive motorike”, potencoi ministri Shaqiri.
Këtë vit shkollor Ministria angazhoi 720 asistentë arsimorë, si përgjigje i nevojave të shprehura të prindërve të nxënësve me vështirësi. Ato lehtësojnë përfshirjen e fëmijëve me zhvillim atipik në procesin e rregullt edukativo-arsimor, kujdesen që fëmijët të përshtaten me mjedisin shkollor dhe bashkëmoshatarët, për të përvetësuar përmbajtjet mësimore, si dhe të zhvillojnë vetëdijen se ata mund të bëjnë sport së bashku me fëmijët e tjerë.
Ministri tha se politikat për ngritjen e nivelit të inkluzionit të sistemit arsimor nacional të sistemit arsimor nacional përfshijnë edhe investime intenzive në infrastrukturë arsimore si dhe furnizimin e mjeteve ndihmëse didaktike. Vëmendje të veçantë i kushtohet ndërtimit dhe pajisjes së sallave sportive. Nëpërmjet Sallave të Projektit 145 deri më tani janë realizuar 100 salla sportive, të cilat janë të aksesueshme dhe të disponueshme për nxënësit me zhvillim atipik. Me grant prej 3 milionë eurosh financohet rikonstruksioni i 30 sallave ekzistuese sportive të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa njëkohësisht janë furnizuar pajisje të reja sportive për gjithsej 50 salla sportive në shkollat fillore.
Panairi i sportit “Sport për të gjithë” organizohet me iniciativë të Kabinetit të zëvendëkryetarit për politika për të Qeverisë, Slavica Gërkovska, në kuadër të projektit të përbashkët të ON projekt “Nga dija dhe arsimimi deri te fuqizimi dhe pjesëmarrja”.