Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dërgoi telegram urimi kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Hfz. Shaqir efendi Fetai, anëtarëve të Rijasetit dhe Myftinive, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, të cilët festojnë.
"Ju dërgoj urime të sinqerta për paqe, gëzim dhe mirëqenie për të gjithë dhe në shtëpinë e të gjithëve.
Festat janë ditë kur anëtarët e familjeve, fqinjët, miqtë janë bashkë dhe ndajnë respekt, mirëkuptim, solidaritet reciprok.
Pikërisht në këto vlera, ne së bashku e ndërtojmë edhe shoqërinë tonë të barabartë për të gjithë qytetarët, duke e promovuar multikulturalizmin si përfitim funksional dhe me këtë veçanti e integrojmë shtetin në familjen evropiane të popujve dhe shteteve
Në kohë të sfidave të sigurisë dhe ekonomike në kontinentin evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i dobishëm, unik për kultiviin dhe zhvillimin e traditave, besimeve, komuniteteve të ndryshme.
Përmes përcaktimeve të përbashkëta, me miqësi të sinqerta, le të vazhdojmë të vendosim themele të reja në marrëdhëniet e ndërsjella.
Gëzuar Fitër Bajramin!”, shkruan Kryeministri Kovaçevski në një telegramin e urimit me rastin e festës, deri te kreu Haxhi Shaqir Efendi Fetai.