Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski dhe kryetarin e Komunës së Rosomanit, Stojan Nikolov, ishte në inspektim të sanimit të sistemit të ujitjes “Makarija” në Rosoman.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një nga seancat e fundit, ka angazhuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të paraqesë propozimin për ndryshimin e Programit për menaxhimin e ujërave, i cili siguron mbi 1.3 milionë euro të nevojshme për sanimin e problemit.
“Për momentin kompania kontraktore po punon intensivisht për sanimin e defektit dhe pres që të përfundojë shpejt, gjë që do të sigurojë sërish ujitje efikase të sipërfaqeve bujqësore, respektimin e sezonit të ujitjes dhe rendimentin e pritshëm prej rreth 30 mijë tonë të kulturave bujqësore. Bëhet fjal për një terren që vështir arrihet, një sistem vaditjeje që i është lënë kohës prej 50 vitesh dhe fatmirësisht në vend kemi kontraktorë dhe pedagogë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilët arritën të gjejnë një zgjidhje në periudhën më të shkurtër të kohë, e cila do të bëhet pikërisht këtu”, tha kryeministri Kovaçevski, gjatë inspektimit të sotëm në Rosoman.
Kryeministri falënderoi ministrinë resore për reagimin e shpejtë dhe siguroi banorët e kësaj ana se problemi do të zgjidhet.
“Ne e dimë se sa e rëndësishme është që një korrje cilësore të ketë ujitje në kohë të sipërfaqeve dhe u them fermerëve të mos shqetësohen, së shpejti do të vihet në funksion sistemi dhe do të ketë ujë për vaditje. Kjo është arsyeja pse ne kemi vënë një fokus të fortë në investimet kapitale në infrastrukturën ujore, pra në rikonstruimin dhe ndërtimin e sistemeve moderne të ujitjes dhe digave. Këto investime nënkuptojnë ulje të kostove dhe humbjeve në prodhim dhe në anën tjetër do të ndikojnë në rritjen e prodhimit ushqimor dhe në krijimin e bujqësisë moderne dhe evropiane”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri veçoi disa investime kapitale kryesore, duke përmendur digën “Konjsko” me vlerë 40 milionë euro, si projekti më i madh kapital për furnizimin me ujë në 50 vitet e fundit. Ai po ashtu theksoi ndërtimin e hidrosistemit “Raven-Reçica”, si dhe ndërtimin e digës në lumin Orizar në Koçan dhe katër sistemet e planifikuara të ujitjes në vend.
“Me këto investime zgjidhim problemet dekadash të nujqëve, sigurojmë ujitje në kohë dhe cilësore të kulturave. Qëllimi ynë është që të kemi më shumë ushqim vendor, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues, me fermerë të motivuar dhe të kënaqur”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri potencon se me politika korrekte Qeveria arriti ta hapë vendin për më shumë fonde të BE-së dhe se sot Maqedonia e Veriut është lider në shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD me shfrytëzim të lartë 97%. Me programin e ri IPARD 3, siç theksoi kryeministri, Komisioni Evropian rriti fondet me 62%, me të cilat vendi ka në dispozicion 97 milionë euro nga BE. Ai inkurajoi bujqit që të përdorin këto programe.
“Këtë vit nisi reforma më e madhe në bujqësi, për herë të parë, pas traditës europiane, u prezantua “sistemi i ri i shkëputjes” decoupling sistem” dhe pagesën e subvencioneve. Bujqit kanë paradhënie të subvencioneve, në mënyrë që të kenë para kur u nevojiten më së shumti, të mund të përgatiten me kohë për sezonin e ri prodhues, të mund të investojnë në modernizim dhe të rrisin prodhimin”, tha kryeministri Kovaçevski. .
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski u tha bujqëve se koha e shqetësimit është prapa tyre.
"Ky sezon shpëtoi dhe do të ketë korrje!" Gjatë gjithë periudhës së këtyre zhvillimeve kemi qenë në të njëjtin hap me ju dhe nevojat tuaja, aktiviteti juaj është më i rëndësishmi për ne, pa ju nuk ka zhvillim të ekonomisë, nuk ka zhvillim të shoqërisë dhe shtetit, ju janë prioriteti ynë dhe ne jemi gjithmonë këtu për të krijuar një klimë të përshtatshme për punën tuaj”, theksoi ministri Nikolovski. Ai shtoi se ky rajon do të ndihmohet me blerjen e frutave vendore direkt nga prodhuesit bujqësorë.
Градоначалникот на Росоман, Стојан Николов потенцираше дека и покрај тоа што се работи за потешко пристапен терен, работите се одвиваат со добра динамика. Градонач
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski u tha bujqve se koha e shqetësimit është prapa tyre.
"Ky sezon shpëtoi dhe do të ketë korrje!" Gjatë gjithë periudhës së këtyre zhvillimeve kemi qenë në të njëjtin hap me ju dhe nevojat tuaja, aktiviteti juaj është më i rëndësishmi për ne, pa ju nuk ka zhvillim të ekonomisë, nuk ka zhvillim të shoqërisë dhe shtetit, ju janë prioriteti ynë dhe ne jemi gjithmonë këtu për të krijuar një klimë të përshtatshme për punën tuaj”, theksoi ministri Nikolovski. Ai shtoi se ky rajon do të ndihmohet me blerjen e frutave vendore direkt nga prodhuesit bujqësorë.
Kryetari i Komunës së Rosomanit, Stojan Nikolov, theksoi se pavarësisht se është terren të vështirë për t'u qasur, gjërat po ecin me dinamikë të mirë. Kryetari i komunës Nikolov falënderoi kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nikolovski për gjetjen e shpejtë të zgjidhjes dhe realizimin e sanimit.
“Qeveria edhe një herë ka treguar se me të vërtetë kujdeset për fermerët dhe me zbatimin e kësaj zgjidhjeje do ta shpëtojmë nga rrënimi bujqësinë në komunat Rosoman dhe Gradsko”, tha kryetari i komunës Nikolov.
Profesori Petko Pelivanoski nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup theksoi se i janë përgjigjur ftesës nga ministria e linjës për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes teknike. Sipas tij, shkak i dëmtimit është bërë vjetërsia e tubacionit si dhe deformimi i urës mbi të cilën kalon tubacioni . Pelivanoski theksoi se sanimi duhet të bëhet shumë shpejt.