Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në leidhje me procesin që udhëhiet në Kuvend për ndyshimet kushtetuese, theksoi se nuk egziston asnjë vërejtje nga komuniteti akademik, nga qytetarët dhe shoqatat qytetare lidhje me përmbajtjen e ndyshimeve akademike.
“Ata nuk ngacmojnë asnjë çështje identiteti të popullit maqedonas. Përkundrazi, me përfshirjen e pjesëve të tjera të kombeve, bëhet një dallim i qartë midis kombit maqedonas me të gjitha karakteristikat e tij, gjuhën, kulturën, identitetin dhe kombet tjera, duke përfshirë edhe gjuhën bullgare. Për herë të parë do të kemi në një dokument zyrtar ku do të qëndrojë populli maqedonas dhe populli bullgar. Ајо ështe në kundërshtim me tezat e mëparshme të plasuar nga ana e një numër të madh i politikanëve fqinjësore”, tha kryeministri Kovaçevski.
“Vendi ynë gjithmonë është udhëhequr nga dy synime të qarta në pamjen e themelimit ndërkombëtar të shtetit – anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE. Ne nuk duhet ta humbim këtë vizion të qartë, sepse qytetarët duan të shohin një shtet që është pjesë e BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski po ashtu theksoi se ka një moment të zgjerimit të BE-së për shkak të situatës gjeopolitike pas luftës në Ukrainë, me mesazhe të qarta në marrëddhënie për zgjerimin e BE-së të cilën nuk ka pasur në të kaluarën.
“Korniza e negociatave është miratuar nga 27 shtete anëtare, miratuar dhe dorëzuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. E pranuam duke e votuar në Kuvend me konkluzionet e duhura, të cilave kjo Qeveri i përmbahet këtyre konkluzave dhe të gjitha qeveritë tjera do t'u përmbahen në të ardhmen. Prandaj kemi hapësirë për procesin, që çdo deputet në Kuvend të mundet të të vendosmeë në përputhje me vullnetit dhe vizionit të qytetarëve që e përfaqëson. 80 dhe mbi 80% e qytetarëve të vendit duan të jetojnë në BE, duan që vendi të jetë pjesë e BE-së”, tha kryeministri Kovaçevski në intervistën për TV21.