Vesna Janevska

Pozita e punës: 
Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Vesna Janevska është patologe e shquar maqedonase dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1958 në Shkup.

Janevska përfundon studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Më pas ajo ka kryer specializimin për patologji, si dhe studimet e doktoraturës me tezën: “Karakteristikat histologjike morfologjike dhe imunohistokimike të tumoreve primare malinje të kockave”.

Karriera profesionale e Janevskës filloi në vitin 1983 si mjeke e praktikës së përgjithshme në Spitalin për sëmundje mendore në Demir Hisar. Në vitin 1987, ajo transferohet në Qendrën Mjekësore “Dr. Trifun Panovski” në Manastir si doktor në specializim. Janevska nga viti 1990 punon si specialiste e patologjisë në Institutin e Patologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Janevska ka mbajtur pozita të ndryshme akademike dhe drejtuese në Institutin e Patologjisë, duke përfshirë asistent, docent, profesor inordinar dhe profesor i rregullt. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Katedrës për Patologji dhe Menaxhere e Cilësisë në Institutin e Patologjisë. Në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Janevska është autore dhe bashkëautore e punimeve dhe publikimeve të shumta shkencore në revista ndërkombëtare dhe vendore. Veprat e saj më domethënëse janë: „Epidermal Growth Factor Receptor immunohistochemical expression in hepatocellular carcinoma without Epidermal Growth Factor Receptor exons 18-21 mutations“, „Percutaneous Imaging-Guided versus Open Musculoskeletal Biopsy: Concepts and Controversies“, dhe „Hepatocellular carcinoma - clinicopathological characteristics survival and expression of various histologic molecular markers“.

Vesna Janevska është anëtare aktive e shoqatave të ndryshme profesionale, duke përfshirë Odën e Mjekëve të Maqedonisë, Shoqatën Mjekësore të Maqedonisë, Shoqatën Evropiane të Patologëve dhe në Akademinë Ndërkombëtare të Patologjisë. Ajo ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore ndërkombëtare dhe të vendit, të financuara nga institucione si Universiteti i Nebraskës, Universiteti i Virzburgut dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë.

Për punën dhe kontributin e saj në shkencën e mjekësisë, Janevska mori mirënjohje dhe çmime të shumta, ndër të cilat Karta "Dr. Trifun Panovski" nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë për rezultate të jashtëzakonshme në avancimin e shkencës mjekësore, praktikës dhe zhvillimit të kujdesit shëndetësor.

Vesna Janevska flet rrjedhshëm anglisht dhe zotëron shkëlqyeshëm gjuhën serbe.