Shaqiri: Po ndërtojmë gjenerata të nxënësve të shkolluar mediatiktë cilët dinë të njohin lajmet e rrejshme

Kur keni miliona burime të informacioneve , veçanërisht në internet, ku nxënësit , si të gjithë ne, kalojnë një pjesë të mirë të ditës, ata duhet të mësojnë të analizojnë dhe të njohin se cili është lajm i saktë dhe i vërtetë, dhe cili është informacion i rrejshëm  dhe spekulime me qëllime të fshehura.Për këtë, ata më së shumti mund t'i ndihmojnëmësimdhënësit,kurse  , nga ana tjetër, duhet të kenë udhëzime dhe materiale konkrete për punë.Dhe pikërisht këtë po e bëjmë, hap pas hapi siç e parashikon reforma në arsimin fillor.Janë miratuar një sërë dokumentesh dhe udhërrëfyesish.Në programet mësimore nga klasa e parë derinëtëgjashtënnekemifutur  tashmë përmbajtje në lidhje me shkrim-leximin, mediatik,dhe janë organizuar trajnime të shumta për mësimdhënësit lidhur me shkrim-leximin mediatik dhe efekti është i mirë.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në panelin e diskutimit të sotëm “Përfshirja e shkrim-leximit mediatik në arsimin fillor – përvojat dhe sfidat”, organizuar në kuadër të projektit të USAID-it për shkrim-leximit mediatik “Young Think”,i implementuar nga IREKS dhe partnerët lokalë Instituti Maqedonas për Media,Instituti për Studime të Komunikimit dhe Forumi Arsimor Rinor, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit.. 

„Ky projekt nisi në të njëjtën kohë kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës nisi reformat më të mëdha në pjesën e arsimit fillorqë janë  zbatuar ndonjëherë në vend. Dhe kjo është mirë, sepse, për ta thënë në zhargon,së bashku filluam të ndërtojmë një rrugë përgjatë së cilës duhet të lëvizin nxënësit  dhe po e ndërtojmë me cilësi që në të ardhmen të mos ketë nevojë për gërmim dhe shtim të ndonjë elementi shtesë”, tha Shaqiri.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që janë pjesë e projektit i cili, siç tha ai, plotëson përpjekjet institucionale për të krijuar gjenerata të nxënësve  të përgatitura mirë, të cilët do të dinë të dallojnë informacionin e vërtetë dhe të rrejshëm. Ai vuri në dukje se shkrim-leximi mediatik po bëhet një aftësi gjithnjë e më e rëndësishme që të rinjtë duhet ta posedojnë , ashtu si shkrim-leximipër të lexuar e shkruar.

„Nga sot kemi edhe Kuadër konkret për shkrim-leximin mediatik. Dëshiroj zbatim dhe arritje të suksesshme të synimeve të përcaktuara prej tij. Është përgatitur më parë një doracak
  mbi shkrim-leximin mediatik për prindërit dhe kujdestarët, si dhe një fjalorth për shkrim-leximin mediatik. Që do të thotë, me rritjen e sfidës për të njohur dhe përzgjedhur informacionin e saktë, ne jemi gjithnjë e më të përgatitur për t'iu përgjigjur dhe  të themi të fitojmë betejën kundër lajmeve të rrejshme”, ka shtuar Shaqiri.
Aishprehubesiminse ekipi që zbaton projektin do të vazhdojë të punojë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen, sepse siç tha ai, ne të gjithë kemi të njëjtin synim - të krijojmë gjenerata të zgjuara dhe kreative  të nxënësve  me mendim të zhvilluar kritik, të cilët do të jenë qytetarë aktivë. në të ardhmen dhe bartës të proceseve demokratike në shoqëri.
Në diskutimin e panelitiu drejtua profesorja universitare Violeta Petroska-Beshka, si dhe disa mësimdhënës nga shkollat fillore.