Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit.
“Sot, kur shënojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit, kujtojmë dhe kremtojmë heroizmin e luftëtarëve të cilët 79 vjet më parë korrën fitore dhe shkruan një histori të re të të çlirimit të Shkupit.
Lavdi e përjetshme dhe respekt i thellë për luftëtarët tanë trima që me çmimin e jetës fituan lirinë në të cilën jetojmë sot, lirinë e qytetit që sot është simbol i mosbindjes dhe bashkimit të të parëve tanë.
Bashkimi bashkoi luftëtarët tanë në përpjekjet për çlirimin e Shkupit, bashkimi do të na ndihmojë në të gjitha sfidat e ardhshme.
Gëzuar dhe qoftë i përjetshëm 13 Nëntori - Dita e Çlirimit të Shkupit!”, thuhet në urimin e Kryeministrit Kovaçevski të publikuar në rrjetin social Facebook.