Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në Akademinë Solemne me rastin e 115 vjetorit të standardizimit të alfabetit të shqipes.
Në vazhdim e përcjellim deklaratën integrale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“Sot është një ditë e madhe për bashkwqytetarwt tanw shqiptarë dhe një ditë e madhe për historinë tonë të përbashkët.
Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua t'i drejtohem sot Akademisë Solemne me rastin e 115 vjetorit të standardizimit të alfabetit të gjuhws shqipes.
Në këtë ditë, në vitin 1908, në qytetin e konsujve, Manastir, u mbajt Kongresi i mirwnjohur Manastirit, ku u hodhën themelet e shkrim-leximit nw gjuhwn shqipe.
Në Kongres, ku morën pjesë një numër i madh anëtarësh të shquar të popullit shqiptar nga mbarë bota, përfundoi procesi i krijimit të një shkrimi unik, të standardizuar shqip, që shkruhet dhe krijohet sot.
E vetmja grua në kongres, Parashqevi Qiriazi, më vonë në vitin 1909, do të shkruajë edhe një abetare për alfabetin e shqipes.
Me përfundimin e Kongresit të Manastirit fillon përdorimi i alfabetit të standardizuar të shqipes dhe fillon punën shtypshkronja e parë që do të shtypë veprat e para me alfabetin shqip, duke përfshirë abetare, leximin e librave dhe të përjavshmeve.
Me njësimin dhe standardizimin e alfabetit të shqipes, u hap rruga që shkrimi shqip të bëhej pjesë e thesarit të pasur të trashëgimisë kulturore botërore.
Gjuha dhe kultura e një populli janë identiteti i tij, shenja e tij dhe përfaqësojnë kodin e tij.
Këtu, në këtë tokë, janë kujdesur dhe po ushqehen me shekuj gjuhë, fe e kultura të ndryshme. Njerëzit flisnin ndryshe, por e kuptonin njëri-tjetrin sepse lidhnin tolerancën, respektin, dashurinë për tjetrin. Ne kemi mbijetuar pikërisht për shkak të bashkimit. Ndaj më lejoni të them që për sa kohë të respektojmë njëri-tjetrin, do të kuptohemi.
Një nga tiparet më të rëndësishme të njohura të Republikës së Maqedonisë së Veriut është karakteri i saj multietnik dhe multikonfesional, gjë që na bën unikë.
Edhe pse jo të gjithë flasim të njëjtën gjuhë, historia jonë, rrënjët tona janë të ndërthurura dhe të ndërlidhura. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por në të njëjtën kohë të njëjtë që ndajmë të njëjtat sfida.
Dhe ne jemi të njëjtë në vendosmërinë tonë për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë, një vend për të gjithë ku secili lirisht mund të krijojë, shkruajë, jetojë në gjuhën e tij amtare, por me respektin e duhur për tjetrin pranë tij.
Ne vazhdojmë të ndërtojmë një vend ku gjuha amtare të ushqehet në shkolla, komuna dhe spitale. Ne krijojmë hapësirë për forcimin dhe valorizimin edhe më të madh të vlerave etnike, i japim hapësirë bashkëjetesës, jo paragjykimeve.
Respektimi i diversitetit është parakusht për ndërtimin e një shteti demokratik, të bazuar në vlerat qytetëruese. Prandaj, ne kemi marrë një sërë masash në drejtim të mbështetjes dhe ruajtjes së gjuhës amtare duke krijuar institucione për promovimin e gjuhës amtare, duke mundësuar mësimin e saj edhe në arsimin fillor, pse duhet të ushqehet gjuha amtare, dhe do të ketw kudjeset nëse flitet .
Anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që i përkasin komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas janë sot këtu me mua. Pjesëtarët e komunitetit shqiptar shkruajnë dhe flasin gjuhën shqipe. Gjatë dy viteve të fundit kam pasur nderin të drejtoj një qeveri në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe krize, një kohë pasigurie nëse do të kemi energji, nëse do të kemi ushqim të mjaftueshëm, nëse do të kemi njohuri të mjaftueshme për të frenuar inflacionin, ne e frenuam dhe njerëzit me të cilët kaloja pjesën më të madhe të ditës ishin normalisht mininstrin e Financave, mininstrin e Ekonomisë, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, mininstrja e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithçka është fat që mes tyre ishin dy me emrin Fatmir dhe kuptimi i emrit Fatmir është dikush që sjell fat. Unë kisha dy prej tyre. Për të dy, gjuha shqipe është gjuha amtare e tyre. Por shpesh në zyrën time dhe në zyrat e tyre gjatë atyre ditëve të gjata pune, kur bënim gjithë ato llogaritje dhe masa, dëgjoje nga unë vëllai Fatmir, të lutem bëje këtë llogaritje ose Fatmirit tjetër, vëllai Fatmir nëse është e mundur le ta përgatisim këtë zgjidhje ligjore nesër.
Gjuha shqipe nuk është gjuha ime amtare, por ne kuptohemi shumë mirë sepse është gjuha e vëllait tim.
Ne e kuptojmë njëri-tjetrin sepse duhet të vazhdojmë të ushqejmë vlerat evropiane, qytetëruese – të jemi të bashkuar në diversitet. Të respektojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jemi të gjithë si një dhe të gjithë për të mirën e këtij vendi, të cilin duam ta shohim sa më shpejt si pjesë e familjes evropiane të kombeve.
Të ndërtojmë një shtet europian mbi themelet e komunitetit!
Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqip. Qofshim të gjallë dhe të shëndetshëm dhe qoftë e gjallë dhe e shëndetshme Republika e lashtë e Maqedonisë së Veriut!”.