Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarjen “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?” në kuadër të projektit “Procesi i rishikuar i zgjerimit të Bashkimit Evropian: konteksti i ri gjeopolitik, mundësi të reja, rreziqe të njëjta” në organizim të Fondacionit “Friedrih Ebert” – zyra në Shkup dhe PolitikUm – Instituti për politika të qëndrueshme dhe inovative.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski iu referua Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe konkluzioneve të Këshillit Evropian.
"Ne kurrë nuk kemi pasur një përfundim më të qartë të Këshillit Evropian se ai që kemi pasur tani." Konkluzioni ishte një paragraf në të cilin konkluzioni ishte se Maqedonia e Veriut me sukses ka përfunduar procesin e skriningut, mbetet që të përfundojë detyrimin e saj për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe pa vonesë dhe pa vendim shtesë, Këshilli Evropian cakton konferencën e dytë ndërqeveritare në të cilën hapen të gjithë kapitujt”, tha Kyeministri Kovaçevski.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se skriningu tregoi se jemi në një linjë me institucionet evropiane dhe vendet evropiane.
“Por problemi është se dikush për përfitime personale politike, për agjendë politike personale donte të përsëriste vitin 2008 dhe përsëriti vitin 2008. Dikush duhet të thotë se cila është alternativa, nuk thonë, nuk ekziston. Nga pikëpamja, para së gjithash, nuk duhet të jemi disfatistë në përgjithësi sepse ky proces nuk ka përfunduar dhe ky proces do të vazhdojë dhe do të përfundojë me sukses. Do të përfundojë me sukses sepse nuk ka alternativë tjetër. Së dyti, momenti gjeopolitik është i tillë që BE-ja përfundimisht të kuptojë se nuk mund të përparojë nëse nuk zgjerohet”, theksoi Kryeministri, duke shtuar se në fusha të caktuara jemi më të mirë se disa vende anëtare të BE-së.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski foli edhe për të arriturat ekonomike pas 11 viteve të stagnimit.
“Sot, një vend anëtar i NATO-s, një vend që kryeson OSBE-në, një vend që negocion me BE-në, kemi përfunduar skriningun, tani duhet të hapim kapitujt. Pensionet janë 50% më të larta, dhe paga mesatare dhe minimale është 100% më e lartë. Numri i të papunëve është 13%, vitin e ardhshëm do të jetë 11%”, tha Kryeministri, duke theksuar se hapi ynë i radhës duhet të jetë votimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend në këtë përbërje parlamentare.
“Kemi parë se si duket pritja, 17 vite pritje që nuk sollën asgjë. Prandaj, deputetët kanë për obligim, pavarësisht nga cila parti politike, pavarësisht se cilës prejardhje politike janë, majtas, djathtas, qendrore, të marrin vendim për të ardhmen e këtyre qytetarëve. Shumë fëmijë shkuan në BE për të punuar, këtu duhet të punojnë”, tha Kryeministri Kovaçevski në fund të fjalimit të tij në manifestimin e sotëm.