Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në afatin e paraparë me ligj dorëzoi dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç'rast pati takim me kryetarin e Kuvendit, Talat. Xhaferi.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se funksionin e kryeministrit e ka kryer me përgjegjësi dhe përkushtim, me respekt të duhur ndaj qytetarëve, duke u nisur nga përcaktimi për sigururimin e një shoqërie për të gjithë, me të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta.
Kryeministri Kovaçevski në takim, theksoi se do të vazhdojë të angazhohet për realizimin e vizionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për ne nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane.
Së bashku u konstatua rëndësia e angazhimit për realizimin e perspektivave tona evropiane dhe sigurimi i të gjitha parakushteve për të trasuar të ardhmen tonë evropiane.
Në takim u bisedua edhe për detajet e formimit të Qeverisë së re teknike, ku kryeministri Kovaçevski i uroi suksese kryetarit të Kuvendit, Xhaferi, në pozitën e tij si kryeministër.
Me dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski, fillojnë proceset për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare korrekte dhe demokratike.