Shaban Saliu

Pozita e punës: 
Ministër pa portofol i angazhuar për integrimin dhe zbatimin e Dekadës së Romëve
Faqja e Facebook: 

#

Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Shaban Saliu është avokat, politikan dhe ekspert i shquar i mbrojtjes dhe shpëtimit. Ai lindi më 06 janar të vitit 1961 në Gostivar.

Saliu kreu studimet e larta në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin jurist i diplomuar. Më vonë shkollimin e vazhdon në Universitetin FON në Shkup, ku edhe kryen magjistraturën në shkencat politike dhe juridike. Punimi i tij i magjistraturës është me temën “Politika në negociatat ndërkombëtare – imperativi i parandalimit dhe shpëtimit nga fatkeqësitë”. Saliu përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin Megatrend në Serbi, me temën: “Sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit në Republikën e Maqedonisë – Aspektet politike, juridike dhe të sigurisë”.

Karriera profesionale e Saliut filloi në vitin 1988 si bashkëpunëtor ekspert në Gjykatën e Punës në Shkup, e më pas në Gjykatën Themelore në Gostivar. Në vitin 1995, Saliu filloi punën si avokat me zyrën e tij në Shkup, ku qëndroi deri në vitin 2006.

Në vitin 2006,  Shaban Saliu u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku qëndroi deri në vitin 2008. Në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2017 është drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtimi, ku është përgjegjës për udhëheqjen e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit.

Saliu është autor i punimeve dhe librave të shumta shkencorë, duke përfshirë: "Aspektet politiko-juridike dhe të sigurisë të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit" dhe "Tendenca globale për një zgjidhje globale: ndryshimet klimatike kërcënim për stabilitetin botëror".

Shaban Saliu flet rrjedhshëm gjuhën maqedonase dhe zotëron mirë gjuhën angleze.