Orhan Murtezani

Pozita e punës: 
Ministër për Çështje Evropiane
Posta elektronike: 
#
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Orhan Murtezani është ekonomist dhe politikan i shquar me përvojë të konsiderueshme në sektorin publik dhe privat. Ai lindi më 15 tetor të vitit 1984 në Shkup.

Murtezani përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi diplomën për ekonomi. Më pas vazhdon shkollimin në Universitetin Marmara në Stamboll, ku përfundon studimet pasuniversitare.

Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2015 kur u bë drejtor i Qendrës për Zhvillim dhe Demokraci, post të cilin e zbaton deri në vitin 2017. Nga viti 2016 Murtezani është zëdhënës i partisë politike Alternativa.

Në vitin 2019, Murtezani u emërua Drejtor gjeneral dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SH.A. Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transport, pozitë të cilën e zbaton deri në tetor të vitit 2020. Në periudhën 2020-2021 është bashkëthemelues dhe drejtor i një kompanie private transporti.

Nga dhjetori 2021 deri në mars 2023, Murtezani është Drejtor gjeneral dhe Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SH.A. MEPSO.

Murtezani flet rrjedhshëm maqedonisht, turqisht dhe anglisht.