Igor Fillkov

Pozita e punës: 
Ministër i Drejtësisë
Faqja e Facebook: 
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Igor Fillkov është konsulent me një karrierë të pasur në sektorin privat dhe joqeveritar. Ai lindi më 7 qershor të vitit 1979 në Shkup.

Fillkov përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin Juridik "Justiniani Parë" pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku fitoi titullin jurist i diplomuar.

Zhvillimi i tij profesional filloi në vitin 1993, kur ai iu bashkua OJQ-së Solidarites Internacional në zyrën lokale në Maqedoni për Kosovën, ku punoi deri në vitin 2003. Në vitin 2004, Fillkov u bë bashkëpunëtor i jashtëm në projekt të UN FAO në Shkup, pozicion që e mbajti deri në vitin 2007.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, Fillkov ka punuar edhe si konsulent, ndërsa në vitin 2017 u bë drejtues i një kompanie private.

Fillkov është i njohur për aftësitë e tij deleguese dhe organizimin e sistemeve, si dhe aftësinë e tij për të koordinuar, udhëhequr dhe mbikëqyrur politika të ndryshme, programe, projekte dhe buxhete. Përvoja e tij në pozicione ku komunikimi dhe negocimi janë të rëndësisë së madhe i mundësojnë atij të menaxhojë një sërë situatash ku puna në grup është thelbësore.

Igor Fillkov flet rrjedhshëm anglisht.