Besar Durmishi

Pozita e punës: 
Ministër i Ekonomisë dhe Punës
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Besar Durmishi është një politikan dhe profesionist i shquar në fushën e kontabilitetit financiar, me përvojë të konsiderueshme në vetëqeverisje lokale dhe në sektorin privat.

Durmishi e filloi shkollimin në Tetovë, ku arsimin fillor e kreu në SHF "Naim Frashëri" (1996-2004) dhe të mesmen në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq" (2004-2008). Udhëtimin e tij akademik e vazhdon në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku në vitin 2013 u diplomua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në degën financat dhe kontabiliteti.

Pas përfundimit të studimeve universitare, Durmishi filloi karrierën e tij profesionale si kontabilist i autorizuar në Zyrën e Rekont Plus Acoounting Office, ku ka punuar nga viti 2013 deri në vitin 2020.

Në vitin 2017 Durmishi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Komunës së Tetovës, pozitë në të cilën punon deri në vitin 2021, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2024 është zgjedhur edhe për kryetar të Këshillit të Komunës së Tetovës.

Durmishi vazhdon aktivitetet e tij akademike dhe aktualisht është duke studiuar për magjistër në menaxhment dhe financë në Fakultetin e Biznesit në Prishtinë. Në vitin 2021-2022 përfundon studimet e specializimit në Universitetin Amerikan të Evropës në Shkup, ku fiton aftësi shtesë në fushën e shkencave ekonomike.

Besar Durmishi flet rrjedhshëm maqedonisht dhe anglisht.