Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti sot në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Republikës së Francës, ekselenca e tij Cyrille Baumgartner.
Në takim u konfirmua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian të vendit dhe për reforma në shtetin e së drejtës, si dhe mbështetja e parezervë e Republikës së Francës në proceset integruese.“