Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë në shënimin e 102 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike, ku duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për shpalljet për punësimin e 600 specializantëve të rinj, ai theksoi se me këtë lëvizje do të tejkalohet problemi akut i nënvlerësimit të mundit të mjekëve të rinj.
“Ministri i Shëndetësisë z.Taravari bëri një rishikim të specializantëve të disponueshëm gjegjësisht mjekëve të rinj që praktikisht janë specializantë privatë dhe ajo që u mor si vendim ishte që t'u ofrohej punësimi në objektet shëndetësore ku ata kanë nevojë dhe që t'u ofrohet atyre specializantëve në vitet e mësipërme, viti i tretë, i katërt, i pestë. Vlerësojmë se me këtë qasje do të tejkalohet ai problem, i cili është akut dhe ku puna e atyre mjekëve të rinj specializantë nënvlerësohet do të tejkalohet”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se Qeveria me këtë hap, do të ofrojë punësim për specializantët, nga të cilët pret që t'i përgjigjen pozitivisht ofertës.
“Këtë vit janë 300 vende të tilla dhe 300 janë për vitin e ardhshëm. Në atë mënyrë praktikisht do të ofrohen gjitha këto 600, sepse mund të ndodhë që dikush të refuzojë ose dikush të thotë se nuk jam i interesuar, nuk dua etj. Por ne si Qeveri ofrojmë që të mund të sigurojmë punë për këta njerëz, kështu që shpresoj se përgjigja do të jetë pozitive”, theksoi Mickoski.