Dario Nikollovski, drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Energjetikë, zyrtarisht ia dorëzoi kompetencat ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Me këtë akt, Agjencia dhe bordi drejtues i saj pushon së punuari, pra shfuqizohet, ndërsa punonjësit me veprim të ligjit do të kalojnë në ministrinë e resorit.
Në bazë të Ligjit për Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore dhe Ligjit për Energjetikë, Agjencia për Energjetikë dhe të gjitha pasuritë e saj të luajtshme dhe të paluajtshme do të kalojnë në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.