Mirëdita të gjithëve,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë,
Sot është vërtet një ditë e veçantë për mua personalisht, por para se të flas për atë se pse është një ditë e veçantë, do të doja të falënderoja personalisht ambasadoren Ageler për mbështetjen në tërrësi që jep në procesin e modernizimit të Armatës sonë.
Të falënderoj njerëzit që janë këtu me ne, ndërsa janë pjesë e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët ndihmojnë në modernizimin e Armatës sonë.
Në të njëjtën kohë, më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të madhe për pjesëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët ishin sot këtu me ne dhe prezantuan sfidat që vijojnë, por edhe të asaj që ne si Qeveri duhet ta bëjmë në periudhën që vijon, ti modernizojmë ato dhe të mundësojmë kushte për Armatë bashkëkohore e cila do t'i përgjigjet sfidave të kohës së re.
Tani do t'ju them pse kjo ditë është e veçantë për mua, sepse disi u ktheva 20 e më shumë vjet më parë, kur si regjiment këmbësorie, vetëm atëherë në çetat e para të gardës drejtonim disa automjete që nuk ishin bashkëkohore si këto, por automjete shumë më të thjeshta dhe atëherë stërviteshim nëse paraqitet nevoja të mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin e atdheut tonë.
Tani pas 20 vjet e më shumë, m'u rikthyen ato kujtime të asaj kohe, është mirë kur një person kujton diçka nga e cila nxjerr kujtime të mira në të kaluarën.
Poashtu dua të theksoj dhe të them se në periudhën që vijon partneriteti me SHBA-të vazhdon në fushën e bashkëpunimit mes të dy Armatave, do ta përmirësojmë, jo vetëm në Ministrinë e Mbrojtjes, do të përpiqemi ta realizojmë edhe në ministrit e tjera si Ministria e Punëve të Brendshme, aty ku nevojiten pajisje moderne për të përballuar sfidat e epokës së re dhe ato sfida nuk duhet të jenë vetëm ushtarake. E shihni se çfarë po ndodh për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta këtë verë dhe zjarreve që po shfaqen çdo ditë.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata persona që marrin pjesë në shuarjen e atyre zjarreve, por në të njëjtën kohë e di që një pjesë e madhe e pjesëtarëve të Armatës janë të përfshirë në betejën me stuhinë e zjarrit edhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjithashtu.
Por edhe një numër i madh i qytetarëve maqedonas të cilët vullnetarisht u inkuadruan në betejën kundër stuhisë së zjarrit dhe na duhet modernizim në atë pjesë, pjesën që menaxhon krizat dhe situatat e krizës, por mendoj se më urgjentisht kemi nevojë për fluturake modefne, aeroplanë apo helikopterë që do të jenë në funksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e di që Ministria e Mbrojtjes është tashmë në fazën e një procesi të tillë për prokurimin e avionëve dhe helikopterëve të tillë ushtarakë, por edhe atyre personave që menaxhojnë krizat dhe të dhe të cilët merren me këtë lloj sfidash.
Janë të nevojshme ky lloj i mjeteve dhe fluturake që të mund sa më shpejt dhe në mënyrë më ekspeditave të ballafaqohemi me të njëjtat.
Ne kemi nevojë për dronë, kemi nevojë për zbulim dhe parandalim të hershëm në mënyrë që të mos vjen te përshkallëzimi dhe ai përshkallëzim mund të çojë në pasoja të paparashikueshme.
Kështu që pres në periudhën që vijon, si Qeveri, të fokusohemi në këtë lloj modernizimi jo vetëm për arsye sulmuese dhe mbrojtëse, por edhe për transport, duke u përballur me situata krize si kjo me zjarret.
Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen time të madhe për oficerët e lartë ushtarak për atë që bëjnë për ne dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar që t'ju ofrojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të mund të mbroni sovranitetin dhe integritetin territorial të atdheut tonë.