Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske deklaroi se Spitali klinik i Shtipit duhet të vazhdojë sa më shpejt procesin e ndërtimit.
“Dhe ashtu e filluam mandatin si Qeveri, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, ishim këtu në Shtip dhe thamë se Spitali klinik i Shtipit duhet ta vazhdojë procesin e ndërtimit sa më shpejt”, thotë kryeministri Mickoski.
“Është pjesë e Programit të VMRO-DPMNE-së si parti politike dhe këtu nuk duhet të keni dilema, dhe në të njëjtën kohë jemi obliguar së bashku me Spitalin klinik të Shtipit ta përfundojmë përfundimisht edhe projektin për spitalin në Kërçovë”, tha kryeministri Mickoski.
Ai shtoi se pret që ky proces të përfundojë shumë shpejt përmes prokurimit publik transparent.
“Kemi një qasje ekonomike mjaft cilësore dhe tashmë po punojmë me disa operatorë ekonomikë. Presim që ky proces të përfundojë përmes një prokurimi publik transparent, e kam fjalën për përzgjedhjen e suksesshme të ofertuesit më të favorshëm dhe më pas përfundimin me sukses të projektit dhe mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kur do të përfundojë procesi i tranzicionit në kuadër të Qeverisë”, tha kryetari i Qeverisë Mickoski.