Drejtoria Doganore është një segment dhe shtyllë e rëndësishme për stabilitetin e shtetit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

“Të nderuar,

Drejtori Boban tregoi përafërsisht atë që ndodhi në muajin korrik dhe unë do të tregoj se çfarë presim të ndodhë. Presim një luftë rekord dhe një luftë të pakushtëzuar kundër krimit, gjë që fatkeqësisht ka ndodhur shumë në të kaluarën. Dua të them se përmes asaj lufte dhe rezultateve të asaj lufte, ne praktikisht presim hyrje më të mëdha në vetë buxhetin.

Nëpërmjet atyre hyrjeve në Buxhet do të mund të ndajmë më shumë mjete për investime kapitale dhe për të gjitha reformat që planifikojmë ti realizojmë. Nuk do të jetë më sipas parimit si më parë, këtë e thonë vetë këto numra.

Drejtoria Doganore është një segment i rëndësishëm dhe një shtyllë shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe luftën kundër krimit, korrupsionit dhe tregtisë së paligjshme. Prandaj, ata do të kenë mbështetjen time, por pres rezultate jashtëzakonisht serioze. Nëse dikush mendon se do të jetë si më parë, gënjehet rëndë. Të gjithë duhet ta dinë këtë. Dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët e Drejtorisë Doganore, qofshin ata në pikat kufitare, ekipet mobile apo në ndërtesën e drejtorisë.  

Nëse mendojnë se kanë të drejtë të punojnë jashtë ligjit vetëm sepse janë pjesë e këtij sistemi, gënjehen. Ata do të ndëshkohen rëndë. Do të kapen, do të sillen para drejtësisë dhe do të ndëshkohen rëndë. Dhe këtu nuk ka asnjë përkatësi politike, etnike apo fetare. Duhet të jetë e qartë për të gjithë. Derisa unë drejtoj Qeverinë, ky është parimi i punës. Ditën që unë nuk e drejtoj Qeverinë, ata mund të punojnë si të mendojnë se duhet. Nëse dikujt nuk i pëlqen ky parim, ai lirisht mund të kërkojë një punë tjetër ose të kërkojë një zgjidhje tjetër që do të thoshin njerëzit më me përvojë.

 
Ligji duhet të vlej për të gjithë. Dhe e përsëris, nuk ka asnjë përkatësi politike, etnike apo fetare. Ligji duhet të zbatohet në të gjithë territorin për të gjithë. Kushdo që kapet, pavarësisht nëse është nga Dibra apo Dellçeva, Kumanova apo Gjevgjelia, unë personalisht garantoj se do të dalin para drejtësisë. Askush nuk ka të drejtë të vjedhë nga populli.

Askush nuk ka të drejtë të vjedhë shtetin, askush nuk ka të drejtë të dëmtojë të ardhmen e atyre që duhet të na trashëgojnë. Prandaj falënderoj edhe një herë Bobanin dhe ekipin por edhe të punësuarit këtu në Drejtorinë Doganore i përgëzoj për rezultatet që kanë arritur në korrik, edhe pse nga shifrat shihet se nuk është ashtu siç thotë opozita, por duhet të them se nuk mjafton dhe se pres një luftë edhe më të ashpër me ato segmente korruptive, të pakta janë, përafërsisht i kemi lokalizuar këtu në Drejtorinë Doganore, luftë me ta deri sa drejtësia tërësisht nuk do të përmbushet.