Mbeldhja e Qeverisë: Unazë (qarkore) e re në Kavadar dhe pagesë të të gjitha pagave të mbetura për punonjësit në Pyjevet Kombëtare.

Të nderuar,

Sot është mbajtur mbledhja e 13-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seancë u sollën disa vendime dhe emërime. 

Qeveria solli vendim në përputhje me ribalancimin e miratuar të Buxhetit të pagohen të gjitha pagat e mbetura të punonjësve në Pyjet Kombëtare. Ky vendim zgjidh problemin e 2000 punonjësve në Pyjet Kombëtare. 

Qeveria miratoi informacionin për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës të krijimit të Partneritetit publiko-privat për ndërtimin e parkingut të montuar në kate në Qendrën Klinike Universitare – Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” Shkup, me propozim vendim, me çka do të zgjidhet kaosi në komunikacionin që mbizotëron në Qendrën Klinike. 

Qeveria obligoi Ndërmarrjen Publike, Rrugët Shtetërore që të përgatisë dokumentacionin e projektit për ndërtimin e unazës në Kavadar.

Komuna e Kavadarit dhe rajoni i Tikveshit kanë nevojë për ndërtimin e një unaze (qarkore) të qytetit, duke marrë parasysh se i gjithë qarkullimi i mallrave dhe pasagjerëve të automjeteve kalojnë tranzit nëpër këtë komunë, dhe i njejti kryhet përmes rrjetit primar dhe dytësor të rrugëve, gjë e cila në masë të madhe po shkakton prishjen e infrastrukturës aktuale si dhe e ekspozon komunën me ngarkesë shtesë buxhetore çdo vit, si dhe qëllimi i kësaj është zhvillimi e rajonit të Tikveshit. 

Lidhje me vendimet e kadrovike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konkluzion dhe i propozoi Këshillit të EVN-së Elektranat e Maqedonisë, Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizimi me Energji Elektrike, Shkup, nga detyra e antar të Bordit Mbikëqyrës të EVN-së  Shoqëria Aksionare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike,  Elektranët e Maqedonisë, Shkup ta tërheqë Zlatko Laziq, si përfaqësues i Qeverisë dhe të zgjedhë Bojan Nikolovskin si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. 

Sllobodan Ivanovski emërohet në pozitën e ushtruesit të detyrës drejtor në Drejtorinë e Policisë Financiare. Ivanovski ka magjistruar në shkencat juridike me provim të dhënë të jurisprudencës. Ka përvojë pune shumëvjeçare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa për momentin është kryetar i Komisionit për kundërvajtje të DAP – Drejtoria Rajonale Prilep.

Xhevat Selami, është emëruar ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Selami është jurist i diplomuar, ka qenë anëtar i disa grupeve punuese, profesor në SHMQSH “Arseni Jovkov”, dhe nga viti 2013 deri në vitin 2020 ka qenë udhëheqës i departamentit për menaxhim të burimeve njerëzore, për momentin është udhëheqës departamenti në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 

Qeveria shqyrtoi Propozimin e Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve pas shpalljes publike nr. 07/2024 për emërimin e 1 (një) anëtari të Komisionit rregullator i energjetikës i shërbimeve të  ujit dhe dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Energjetikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/2019, 236/2022, 134 /2024 dhe 147/2024), konkludoi dhe i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të emërojë Elena Markova Velinova për anëtare të Komisionit rregullator i energjetikës i shërbimeve të  ujit dhe dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.