"Kam nder të veçantë t'ju them se pas vitit 2009, vetëm në vitin 2014 kishte vetëm një bar, por tani lista pozitive po zgjerohet me 9 barna të reja të cilat janë pothuajse të pashmangshme për shumicën e sëmundjeve në shtet, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë vizitës së sotme në ISHP KU Kirurgjia Digjestive në Shkup.
Ministri Taravari tha se sot do të nënshkruajë vendimin për zgjerimin e listës pozitive.
Kështu që do të kemi antihipertensivë të rinj, antikoagulantë të rinj, antidepresivë të rinj. Sot sapo të kthehem nga këtu, do ta nënshkruaj, sepse dje në Këshillin Drejtues të FSSH-së me propozimin të Ministrisë së Shëndetësisë ka kaluar. Dhe ky është një lajm që ia vlen të përhapet dhe të tregohet dhe ne kështu do të vazhdojmë, tha ministri dhe shtoi se për 6 muaj do të rishikohen sërish mundësitë për një zgjërim të ri të listës pozitive për t'ua lehtësuar pacientëve".
"Pas 6 muajsh planifikojmë ta zgjerojmë listën plus me disa barna të tjera, por do të duhet të ulemi me drejtorin e Fondit, të shohim se cilat janë mundësitë që disa barna të tjera të jenë në listën pozitive dhe ta bëjmë të lehtë për ato kryesorët në departamentin tonë, që janë pacientët dhe ne jemi të gjithë pacientë potencialë”.