Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin e djeshëm “360 Shkallë”, tha se ende nuk jemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian sepse qeveria e mëparshme e ndryshoi emrin për të hyrë në NATO dhe BE, duke pranuar çfarëdo marrëveshje që u ishte vendosur në tryezë sepse sipas tij, ata mendonin se në këtë mënyrë do t’u falej krimi që kishin bërë.
“Populli tha qartë se çfarë mendonte për marrëveshjen që atëherë ishte në tryezë. A ishte normale të tërhiqeshin deputetët brenda parlamentit për të votuar atëherë? A ishte kjo në frymën e vlerave të NATO-s dhe BE-së? Pyetja nuk ishte vetëm për ndryshimin e emrit për NATO-n, por edhe për anëtarësimin në BE. Ku jemi tani? Unë dhe ju po flasim për këtë temë, por nuk duhet të flasim, sepse duhej të ishim tashmë anëtarë të BE-së. Ndërsa mua në vitin 2018, disa nga ata politikanë evropianë më thoshin se jemi frontranerë për 4 deri në 5 vite do të jemi anëtarë të BE-së. Kaluan ato 5 vite vitin e kaluar, dhe ku jemi ne në dhomën e pritjes,” tha Mickoski dhe shtoi:
“Fajtorë janë ata që më parë udhëhoqën qeverinë maqedonase dhe pranonin gjithçka që u vendosej në tryezë, duke menduar se në këtë mënyrë do t’u falej krimi dhe shkatërrimi në shtëpi.”