Takimi i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer

Ministri Vllado Misajllovski sot (5 shkurt) në Ministrinë e Mbrojtjes është takuar me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer.

Ministri Misajlovski shprehu gatishmërinë për mbështetjen dhe zbatimin e planit të ri të bashkëpunimit bilateral me Austrinë, i cili përfshin një gamë të gjerë të aktiviteteve në fusha të ndryshme.

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, për të cilin gjithmonë ka vend për përmirësim dhe zhvillim. Përmes bashkëpunimit të përbashkët në mbrojtje, ne zhvillojmë dhe forcojmë aftësitë mbrojtëse të vendeve tona dhe me këtë e forcojmë sigurinë”, tha Misajllovski.

Në takim u konkludua se përmes bashkëpunimit të përbashkët të mbrojtjes, ne zhvillojmë dhe forcojmë aftësitë mbrojtëse të vendeve tona dhe në këtë mënyrë forcojmë sigurinë e rajonit më të gjerë.