Qeveria është e fokusuar në përmirësimin e standardit jetësor të mijëra familjeve – Shporta konsumatore për festat e fundvitit përfshin mbi 700 produkte

Të nderuar,

Shporta konsumatore për festat e fundvitit me çmime të ulura po zgjerohet me produkte të reja ushqimore.

Vetëm një javë pas zbatimit të fushatës “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”, shporta konsumatore për festat e fundvitit me çmime të ulura prej të paktën 10% është zgjeruar dhe tani përfshin mbi 700 produkte ushqimore.

Qeveria po ndërmerr masa që qytetarët më në fund të marrin atë që meritojnë, kushte të denja për jetesë dhe një kujdes të vërtetë për nevojat e tyre reale.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duhet të merret çmimi më i ulët nga muaji i mëparshëm, pra nga 15 nëntor deri më 15 dhjetor, dhe mbi atë çmim të aplikohet ulje prej të paktën 10% për produktet.

Në listën e shportës konsumatore për festat e fundvitit përfshihen bukë dhe drithëra, produkte të furrës, mish dhe përpunime mishi, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, produkte ëmbëlsirash, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (me gaz dhe pa gaz), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera.

Çdo produkt në raftet e marketeve do të jetë i shënuar në mënyrë të duhur dhe lista do të ketë mundësi të zgjerohet edhe në periudhën e ardhshme.

Masa do të jetë në fuqi për një muaj, nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025.

Gjithashtu, përshëndesim vendimin e kompanive që i bashkohen fushatës “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”, duke treguar përgjegjësi shoqërore dhe i ftojmë edhe të tjerët të bashkangjiten.

Qeveria është drejtpërdrejt e fokusuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike të mijëra familjeve dhe standardit jetësor.

Si Qeveri, jemi angazhuar të ndryshojmë realitetin e vështirë dhe po bëjmë pikërisht këtë. Punojmë me përkushtim për qytetarët dhe ndërmarrim masa që janë në interes të popullit, me qëllim sigurimin e një jete më të mirë dhe më cilësore.

Kjo është hera e tretë që zbatohet fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”, dhe e njëjta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Po rikthejmë shpresën dhe po ndërtojmë një të ardhme për të gjithë.