„Armata e Maqedonisë do të vazhdojë me kontributin e saj në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë KFOR, sepse në këtë mënyrë fuqizohet siguria dhe stabiliteti i rajonit.Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë periudhë jostabile dhe të cënuar sa i përket sigurisë globale“, tha ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski në takimin që e zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjejeral-majorin Enriko Bardyani sot (20 dhjetor) në Ministrinë e Mbrojtjes.
Misajllovski shprehu kënaqsinë e tij që të gjitha kontingjentet maqedonase që kanë qenë pjesë e KFOR-it, kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komandën, si dhe me pjesëtarët e vendeve tjera pjesëtarët e të cilave janë pjesë e këtij misioni. „Bashkarisht kontribuojmë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, edhe çdo ditë në përgjithësi mësojmë për njëri-tjetrin, e zhvillojmë ndërveprimin dhe dëshmojmë se aleatët duan që Ballkani të mbetet i qetë, stabil dhe i sigurtë“, shtoi ministri.
Misajllovski u ndal edhe tek kontributi maqedonas sa i përket mbrojtjes kolektive të NATO-s, gjegjësisht pjesëmarrjes në kuadër të forcave shumëkombëshe të Aleancës në Rumani, Bullgari dhe Letoni, si dhe në kontributin e operacionit të BE-së ALTEA në Bosnje e Hercegovinë dhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL.
Gjenerali Barduani në këtë takim u falënderua për kontributin e vendit tonë në kuadër të misionit të KFOR-it, ku siç tha, është në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Misioni i NATO-s në Kosovë daton që nga viti 1999 në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Momentalisht në kuadër të këtij misioni ku participojnë 29 kombe, marrin pjesë edhe 70 pjesëtarë të armatës maqedonse. Mes tjerash, me hapjen e Qendrës Koordinative për Mbështetjen e Vendit Nikoqir në vitin 2005, vendi ynë siguron edhe mbështetjen e vazhdueshme logjistike në këtë mision të NATO-s.