Takimi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, është i një rëndësie vendimtare për përpjekjet tona për reformën e sistemit të gjyqësorit, si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Reformat në gjyqësor, ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor që po planifikojmë janë thelbësore për krijimin e shoqërisë së drejtë dhe transparente.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ambasadorja Tiganj shkëmbyen përvoja dhe mendime që do të na ndihmojnë në forcimin e sistemit tonë juridik.
Kroacia ka përvojë të konsiderueshme në gjyqësor dhe mbështetja e tyre eksperte do të na ndihmojë të përshpejtojmë rrugën drejt standardeve evropiane.
Për ne lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është baza për stabilitetit dhe zhvillim dhe është pikërisht mbështetja nga Republika e Kroacisë, ajo që është e rëndësishme për realizimin e qëllimeve tona.
Me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e besimit tek qytetarët.