Sot në Mynih, Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski zhvilloi takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Gjatë takimit u diskutua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe lëshimet që janë bërë në atë drejtim, si dhe për nevojën që më në fund të hapen dyert e BE-së.
Mickoski theksoi se vendi meriton të ecë përpara dhe të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat kanë qenë të shumta edhe në të kaluarën.
Në këtë drejtim, Maqedonia ka bërë shumë dhe Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatishmëri për ta vlerësuar këtë në mënyrën e duhur, përmes përshpejtimit të procesit të negociatave me BE-në, theksoi Mickoski.
Ai vuri në dukje se Qeveria është e përkushtuar fuqimisht ndaj reformave gjyqësore, sigurimit të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, për të cilat kërkohet mbështetja dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve shoqërorë.
Mickoski theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i standardit të qytetarëve dhe një jetë më e mirë, që do të arrihet përmes inovacioneve, investimeve dhe arsimit të fuqishëm.
Takimi u zhvillua në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku mblidhen liderë politikë nga e gjithë bota dhe ku do të diskutohen sfida të rëndësishme evropiane dhe botërore. Kryeministri maqedonas do të mbajë edhe fjalim.