Murtezani në Varshavë në takimin joformal të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) të BE-së

Të nderuar kolegë,

Fillimisht, më lejoni të shpreh mirënjohjen time kryesimit të Polonisë për thirrjen e këtij takimi dhe, më e rëndësishmja, dhënia e mundësisë vendeve kandidate të ulen në të njëjtën tryezë me shtetet anëtare. Kjo qasje gjithëpërfshirëse pasqyron njohjen e faktit se kërcënimet hibride nuk bëjnë dallimin mes anëtarëve dhe aspirantëve, ato janë kahësuar drejt vlerave tona të përbashkëta, institucioneve tona demokratike dhe sigurisë tonë kolektive. Në ballafaqimin me këto sfida, përgjigja jonë medoemos të jetë i barabartë, gjithëpërfshirës dhe e palëkundur.

Maqedonia e Veriut në mënyrë të drejtpërdrejtë ballafaqohet me kërcënime hibride, duke përjetuar potencialin e tyre të plotë në vitet e fundit. Pas harmonizimit tonë të palëkundur me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, menjëherë u etiketuam si të ashtuquajtur "vend armik" nga Moskës. Pasojat ishin të menjëhershme: rritje e kampanjave për dezinformime, sulme kibernetike ndaj institucioneve tona dhe rritje e ndikimit keqdashës nga jashtë që kahësuar drejt destabilizimit të demokracisë sonë dhe lëkundjen e besimit të qytetarëve lidhur me rrugën tonë drejt BE-së.

Narrativet  e dezinformatave kanë model të ngjashëm. Ata përpiqen të ulin besimin në BE dhe NATO, të nxisin skepticizëm për procesin e aderimit dhe të nxisin ndarjet në shoqërinë tonë. Këto sulme nuk janë të rastësishme; ato intensifikohen në momente kyçe, gjatë zgjedhjeve, vendimeve të rëndësishme politike dhe proceseve reformuese; ata shfrytëzojnë anët e dobëta për të njollosur qëndrueshmërinë demokratike.

Për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, Maqedonia e Veriut ndërmori veprime vendimtare:

  • Përforcimi i kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe inteligjencës në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e BE-së dhe NATO-s.
  • Zgjeroi programet e edukimit mediatik dhe iniciativat e kontrollit të fakteve për luftë kundër dezinformimit dhe përforcoi qëndrueshmërinë shoqërore.
  • Përmirësimi i kornizave ligjore për mbrojtjen e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja.

Megjithatë, asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me këto sfida, posaçërisht jo në kohë të zhvillimit të shpejtë digjital. Kërcënimet hibride janë të natyrës transnacionale dhe për të nevojitet përgjigje e koordinuar në nivel të BE-së. Kjo nënkupton vendet kandidate në mënyrë më intensive të integrohen në mekanizmat evropianë të sigurisë, të inkurajohet shpërndarja e informacioneve të inteligjencës në kohë reale, të zbatohen ushtrime të përbashkëta të sigurisë kibernetike dhe të përforcohen rrjetet për luftë kundër dezinformimeve. Partneriteti për siguri dhe mbrojtje si pjesë e Kompasit strategjik të BE-së, të cilin Maqedonia e Veriut e nënshkroi në nëntor të vitit të kaluar (si vendi i parë nga rajoni në BP), është një mënyrë si mund të bashkëpunojmë për tu ballafaquar me çështjet lidhur me paqen, sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë sigurinë kibernetike.

Në të njëjtën kohë, mënyra më efektive për ti kundërshtuar kërcënimet hibride përmes përforcimit të besueshmërisë dhe dinamikës së procesit të zgjerimit të BE-së. Me qasje graduale dhe më gjithëpërfshirëse, respektivisht, t’ju lejohet vendeve kandidate gradualisht të kenë qasje në përfitimet e Tregut të vetëm, të përfitojnë nga financimi i BE-së dhe të jenë pjesëmarrës në diskutimet e politikave, do të ishte dërgim i mesazhit të fuqishëm. Kjo jo vetëm që do të inkurajojë reformat, por edhe do t'i privojë aktorët keqbërës nga hapësira që përdorin për të manipuluar me perceptimet e qytetarëve dhe të nxisin euro-skepticizëm.

Ashtu siç kalon vitit 2025, është e qartë se kërcënimet hibride do të mbeten sfidë përcaktuese si për BE-në ashtu edhe për anëtarët e saj aspirantë. Armiqtë tanë do të vazhdojnë të testojnë qëndrueshmërinë tonë, duke u përpjekur të mbjellin përçarje dhe të dobësojnë projektin e anëtarësimit në BE. Medoemos të qëndrojmë të kujdesshëm dhe proaktivë, të përforcojmë bashkëpunimin tonë, të përforcojmë kapacitetet tona institucionale dhe të qëndrojmë të fuqishëm në mbrojtje të demokracisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane.

Maqedonia e Veriut mbetet e sigurt në përkushtimin e saj ndaj këtyre parimeve. Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me partnerët tanë të BE-së që të jemi të sigurt se zgjerimi mbetet shtytës i sigurisë, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit nëpër gjithë kontinentin.