Murtezani dhe Kacarska nënshkruan Memorandum për bashkëpunim mes MÇE-së dhe EPI-të

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane (EPI), Simonida Kacarska, sot në Ministrinë për Çështje Evropiane (MÇE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me çka zyrtarizuan angazhimin e përbashkët të MÇE-së dhe EPI-të për zbatimin të suksesshëm të projektit “Monitorimi i reformave dhe rritjes në BP” (WB Reform and Growth Monitor).

Projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim t’u mundësojë organizatave të shoqërisë civile nga rajoni që në mënyrë aktive të kontribuojnë në projektimin dhe zbatimin e besueshëm të reformave lidhur me katër shtyllat e Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij bashkëpunimi, MÇE dhe EPI do të punojnë bashkërisht në monitorimin dhe analizimin e zbatimit të Agjendës reformuese 2024-2027, se si të sigurohet pjesëmarrje e përforcuar në proceset reformuese, inkurajimi i transparencës dhe rritja e ndikimit të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave. Ky partneritet është hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të mekanizmit gjithëpërfshirës dhe efikas për monitorimin e reformave, të cilat janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.