Takim Nikolloski - Ortiz: Krijojmë kushte për vendosjen e linjave të reja ajrore mes Maqedonisë dhe Spanjës

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz.

Gjatë takimit u diskutua për kushtet dhe mundësinë e vendosjes së linjave të reja ajrore mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri Nikolloski informoi për politikat qeveritare dhe planet për zhvillimin e trafikut ajror në vend.

Ai theksoi se linja e re Shkup-Barcelonë, e cila do të fillojë në maj të këtij viti si pjesë e programit qeveritar për zhvillim, do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve, duke hapur perspektiva të reja mes dy popujve.

Gjithashtu, u theksua se të dy aeroportet vendase kanë kapacitet dhe potencial të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e të gjitha kompanitë ajrore të interesuara. Maqedonia ka një ofertë të pasur turistike, e cila mund të mirëpresë një numër të madh turistësh nga Spanja.

Gjatë takimit, u shkëmbyen edhe mendime dhe qëndrime mbi çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale dhe u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.