Nikolloski nga Praga: Jemi duke negociuar për investime të reja nga Çekia, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe turistik dhe linja të reja ajrore për në Shkup dhe Ohër

Ajo për të cilën jam veçanërisht i kënaqur është se do të zhvillohen takime të shumta dypalëshe ndërmjet dikastereve të ndryshme. Përveç dikasterit tim, këtu është edhe dikasteri i bujqësisë, kulturës dhe turizmit, ekonomisë dhe financave, punëve të jashtme dhe energjetikës. Pra, sektorë të shumtë do të përfshihen si një mundësi bashkëpuni mes dy shteteve. Tashmë po bëhen vizita në koncepte të ndryshme biznesi, gjithashtu u prezantua edhe potenciali turistik i Maqedonisë dhe mundësia e tërheqjes së turistëve dhe sapo përfunduam takimin me drejtorin e aeroportit të Pragës.

Diskutuam për hapjen e linjës direkte mes Shkupit dhe Pragës dhe mund të them se jemi shumë afër hapjes së linjës direkte dhe mund të them se kemi diskutuar edhe për hapjen e linjës së dytë nga Karllovi Vari në Ohër si destinacion i dytë që do të nisej nga Republika Çeke. Vazhdojmë ditën me një takim me përfaqësuesit e fabrikës Shkoda, mendoj se nuk duhet thënë shumë për Shkodën, do të përpiqemi t'i tërheqim ata që të investojnë në Maqedoni. Për nesër kemi takime me ministrin e Transportit dhe ministrin e Energjetikës, këtu është edhe Komiteti i përbashkët mes dy delegacioneve dhe në këtë mënyrë pres që të rritet bashkëpunimi tregtar dhe shkëmbimi turistik mes dy vendeve dhe në këtë mënyrë tregojmë se përpiqemi të zhvillojmë potencialin turistik dhe të përmirësojmë ekonominë në Maqedoni.

Në takimin me drejtorin e aeroportit të Pragës u shkëmbyen ide a do të shkohet me një kompani ajrore e cila do ta kishte si destinacion të vetëm Shkupin apo do të përdorej për fluturime lidhëse që do të lidhnin destinacione të tjera. Unë jam më shumë për opsionin e dytë për shkak se hap një lloj tjetër të udhëtarëve, hap më shumë udhëtarë, dhe sa i përket sezonit veror, ai tashmë ka filluar, kështu që flasim për një sezon dimëror dhe sezonin tjetër veror, që është afati më i shkurtër në të cilin mund të presim destinacione të tjera, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.