Të nderuar,
Qeveria shpreh dënim të ashpër dhe decid për veprimet e papërgjegjshme dhe joetike të disa mediave të huaja, të cilat përkundër apeleve tona të vazhdueshme për respektim të gazetarisë etike, sot tejkaluan çdo kufi të humanizmit dhe dinjitetit gjatë raportimit për varrimin tragjik në Koçan.
Në kohë kur integriteti, saktësia dhe përgjegjshmëria duhet të jenë baza e raportimit, ne jemi dëshmitarë të mosrespektimit të këtyre parimeve. Sensacionalizmi dhe qëllimi për fotografi dhe tituj që shqetësojnë, që tërheqin vëmendje dhe që kanë përparësi para së vërtetës, e degradojnë thelbin e gazetarisë. Kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe thellësisht e dëmshme për opinionin në përgjithësi, por më e rëndësishmja për individët dhe familjet e të prekurve nga kjo tragjedi e madhe. Shfrytëzimi i një momenti vajtimi dhe trishtimi për hir të spektaklit është për tu dënuar.
U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha mediave që t'u përmbahen standardeve më të larta të raportimit profesional dhe të respektojnë dhimbjen dhe dinjitetin personal.
E drejta për informacione nuk duhet asnjëherë të ketë çmimin e dinjitetit themelor njerëzor. Ne do të vazhdojmë të presim raportim të përgjegjshëm që i shërben interesit publik. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe lirisë së mediave, por nuk do të heshtim për praktikat joetike që cënojnë parimet e ndershmërisë dhe respektit. U bëjmë thirrje organeve relevante mediatike ndërkombëtare që ta kenë parasysh këtë dhe ta ndalojnë këtë trend të rrezikshëm para se ta dëmtojnë më tej besimin e publikut.