"Në bujqësi kemi trashëguar kaos total, edhe në pjesën e blerjeve, edhe në pjesën e pagesës së subvencioneve, edhe në pjesën e pagesës së të ardhurave personale në disa shoqëri aksionare shtetërore, si dhe në ndërmarrjet publike, shtetërore. Të gjitha këto kemi arritur ta rregullojmë gjatë këtyre nëntë muajve, t'i kthejmë borxhet dhe të sigurojmë që pagesat të rrjedhin pa probleme", tha sot Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
"Nga porositë që kam marrë nga bujqit në këtë rajon vërehen disa sjellje të caktuara spekulative nga ana e blerësve të lakrës. Këtë e mora si mesazh në një ose dy ditët e fundit. Kam folur edhe me ministrin e Bujqësisë, i cili më tha se do të jetë sot këtu”, shtoi ai.
Kryeministri Mickoski theksoi se ajo që është e rëndësishme për Radovishin dhe Konçen është çmimi i duhanit, që sipas tij është 400 denarë për kilogram duhan të blerë, plus 100 denarë subvencione.
"Ajo që është e rëndësishme për këtë rajon, rajonin e Redovishit dhe Konçen, është se kemi një çmim rekord për duhanin, i arritur si asnjëherë më parë - 400 denarë për kilogram të blerjes, plus 100 denarë subvencionim", theksoi Mickoski dhe potencoi se Qeveria mbetet e përkushtuar që të punojë në interes të bujqëve.
"Këtë vit subvencionet do të jenë edhe më të mëdha sipas informatave që marr nga marrëveshjet, kështu që si Qeveri mbetemi të fokusuar dhe prioritet do të jenë, ndër të tjera, edhe bujqit.", është decid Kryeministri Mickoski.