Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti në një takim protokollar ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Shkup, Paolo Palminteri.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Fetai e uroi ambasadorin Palminteri për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij diplomatik. Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, Fetai falënderoi ambasadorin italian për ndihmën e çmuar në trajtimin e pacientëve të plagosur në tragjedinë e Koçanit.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë, me fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit, hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.