Seancë konstituive e Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit

Sot, Komiteti Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit mbajti seancën konstituive, e cila u kryesua nga koordinatori nacional Pavle Trajanov.

Në seancën, e cila ishte e para pas emërimit të përbërjes së re, koordinatori nacional informoi për strukturën dhe funksionimin e Komitetit Nacional, në të cilin janë të përfshira njëzet e dy institucione, si dhe për bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, OSBE-në, Organizatën Ndërkombëtare për Migracion (IOM), ambasadat e SHBA-së, Holandës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjera, si dhe bashkëpunimin me sektorin civil.

Gjatë seancës u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në aktivitetet për parandalimin e radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Për situatën aktuale të sigurisë foli Gabriela Jakovleva, drejtoreshë e Agjencisë për Zbulim, si dhe një përfaqësues nga Agjencia për Siguri Kombëtare.
Për trajtimin post-penal i të kthyerve nga Siria dhe Iraku foli Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Për përfshirjen e sektorit civil në fushën e parandalimit informoi Aleksandar Krzalovski, drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Vlerësimi i përgjithshëm është se Republika e Maqedonisë së Veriut është stabile, ndërsa kërcënimi nga sulmet terroriste është në nivel të ulët.
Komiteti Nacional i përcaktoi prioritetet dhe aktivitetet e ardhshme për parandalimin e dukurive radikale, radikalizimit, ekstremizmit të dhunshëm, si dhe luftën kundër terrorizmit.