Nikolloski: Po krijojmë sistem të ri me një sportel dhe procedura më efikase për import, eksport dhe transit të mallrave

Ju njoftojmë se zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot kryesoi Komitetin për menaxhim me Sistemin nacional me një sportel.
Komiteti e miratoi propozim-ligjin për mjedis me një sportel, një ligj i ri që do të ofrojë një sërë shërbimesh me një ndalesë të ofruara nga 15 institucione në fushën e importit, eksportit dhe transitit të mallrave.
Qëllimi i kësaj rregullative është të lehtësojë tregtinë duke përmirësuar proceset e aplikimit dhe dhënies së lejeve, përpunimit të tyre, si dhe procesit të doganimit të mallrave gjatë importit, eksportit dhe tranzitit nëpër shtet.
Ligji gjithashtu realizon interoperabilitet, gjegjësisht shkëmbim të të dhënave ndërmjet të gjitha institucioneve në nivel nacional, bashkëpunim më të mirë, si dhe aktivitete të koordinuara ne kuadër të këtij sistemi.
Ligji synon harmonizimin me rregulloret evropiane, si dhe harmonizimin e plotë me sistemet jodoganore në vendet e CEFTA-s.
Republika e Maqedonisë është pjesë e projektit për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një nga komponentët është implementimi i këtij sistemi të ri nacional me një sportel, i cili nënkupton zëvendësimin e plotë të sistemit aktual për menaxhimin e lejeve për import, eksport dhe transit të mallrave me një sistem të ri.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Ministria e Transportit, nëpërmjet Njësisë projektuese në kuadër të vetë Ministrisë, është në proces të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit për “Platforma për leje” të re elektronike si dhe pajisje harduerike, e cila pritet të shpallet në maj të këtij viti.

Ky softuer do të thotë që në të ardhmen të gjitha lejet e importit, eksportit dhe tranzitit, si dhe pagesat do të përpunohen në mënyrë elektronike në një pikë të vetme.