Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 78-të sot solli vendimin të ndryshojë konkluzionin nga seanca paraprake e 77-të dhe në përputhje me konkluzionin e ri angazhoi kompaninë “11 Tetori - Eurokompozit ShA Prilep”, të dorëzojë kërkesë për huamarrje në vlerë prej 11 milionë denarë (6 milionë denarë nga ShA ELEM - Shkup dhe 5 milionë denarë nga ShA MEPSO - Shkup). Me këtë huamarrje, të punësuarit në këtë kompani në vend një do t’iu paguhen dy paga.
Në seancën e sotme ministrat shqyrtuan Informacionin për zbatimin e procedurës nëpërmjet shpalljes së publikuar për të zgjedhur Koordinatorin nacional për transplantim të Republikës së Maqedonisë dhe pranuan propozim zgjidhjen d-r Maja Mojsova Mijovska të jetë koordinatore nacionale për transplantim. D-r Mijovska nga viti 2013 është emëruar koordinatore për transplantim, kurse nga dhjetori i vitit 2017 është emëruar udhëheqëse e Repartit të Anestezisë, reanimacionit dhe kurimit intensiv në Klinikën për TOARILUC. Mandati i d-r Maja Mojva Mijovska si koordinatore nacionale për transplantim është 4 vjet.
Qeveria në seancë e aprovoi Inormacionin të propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Maqedonisë dhe të Republikës së Serbisë, për bashkëpunimin fitosanitar. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ta nxis bashkëpunimin e përbashkët në fushën e politikës së fitosanitarisë, të mbrojë territoret e Maqedonisë dhe të Serbisë nga futja dhe përhapja e organizmave të dëmshëm karantin dhe të kufizojë futjen e organizmave të dëmshëm jokarantin të rregullt, nëpërmjet pakove të importuara. Marrëveshja do të kontribuojë edhe për minimizimin e rrezikut fotosanitar, si dhe të sigurojë tregti më të mirë ndërkombëtare.
Në seancën e 78-të u shqyrtua dhe u pranua edhe Informacioni lidhur me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim për sektorin e energjetikës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave të Republikës së Kosovës. Memorandumi parasheh të formohet ekip nga ekspertë të ndryshëm të të dy ministrive dhe përfaqësuese nga kompanitë nacionale të tyre dhe organet kompetente, për ndihmë dhe konsultime për komisione të mëtutjeshme për implementimin e fushave të kontraktuara të bashkëpunimit.
Fushat me prioritet për bashkëpunim me Kosovën janë sektori i energjisë elektrike, qymyrit, gazit natyror, burimet e ripërtëritshme të energjisë, efikasiteti energjetik, siguria dhe furnizimi me energji, si dhe hartimi i projekteve infrastrukturore për lidhjen interkonektive dhe nismave të tjera projektuese.
Si material për informim Qeveria shqyrtoi raportin për realizimin për planin operativ të aktiviteteve të implementimit për Strategjinë nacionale për barazinë e të drejtave të personave me invaliditet për vitin 2017.
Ndërkaq për raportin është theksuar se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të zhvillojë rrjetin e qendrave ditore, sociale si dhe qendrave të tjera të shërbimit për përkrahjen e fëmijëve dhe të rriturve me nevoja të posaçme dhe familjeve të tyre për lloje të ndryshme të nevojave të posaçme. Në këto qendra në ditë qëndrojnë 440 shfrytëzues.
Ministrat në seancën e sotme shqyrtuan edhe raportin vjetor për punën e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë për vitin 2017.
Në këtë raport thuhet se numri i të siguruarve deri në fund të vitit 2017 ka qenë gjithsej 1.872.466, që paraqet përfshinë 90.3% të popullatës nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë.
Numri i personave të siguruar nëpërmjet programit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht ata që nuk janë siguruar pa asnjë bazë tjetër, është 246.611 dhe është rritur për 1,7 mijë në krahasim me vitin 2016. Rritja ka të bëjë me faktin që duke filluar nga viti 2015, personat me të ardhura të ulëta, tashmë nuk kanë obligim të regjistrohen nga e para.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në seancë Qeveria shqyrtoi Informacionin lidhur me miratimin e programit për ndryshime të programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 201, me propozim program. Bëhet fjalë për ridestinim të mjeteve për realizimin e alinesë 2 të programit, përkatësisht përkrahjes në shërbime konsultative për zgjidhjen e “gjedhit” në procesin e përpunimit, si dhe për përgatitje të aplikimeve, projekti lidhur me zhvillimin e sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla ose zhvillimit ekonomik.
Në seancën e 78-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me kërkesë të tij shkarkoi Armend Shaqirin nga posti i drejtorit të ENK Shtëpia Korrektuese e llojit të hapur në Strugë.