Kryeministri Zaev në Samitin e Nismës së Evropës Qendrore në Zagreb: Maqedonia është e përgatitur të merr pjesë në proceset pozitive të rajonit dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot merr pjesë në Samitin e Kryetarëve Qeverive të Nismës së Evropës Qendrore në Zagreb, nikoqir i të cilit është kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në Samit, fokusi i të cilit janë ndërtimi i stabilitetit, prosperitetit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve të rajonit, Evropës dhe botës, ka përfaqësues të 18 vendeve anëtare, ndër të cilat edhe kryeministri i  Shqipërisë dhe i Sllovakisë, ndërkaq në Samit i pranishëm është komisioneri evropian Johanes Han, kryetari i BEZhR-it, Suma Çakrabarti, përfaqësues të lartë të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës.

 

 

Kryeministri Zaev, me fjalimin e tij dërgoi mesazh se Republika e Maqedonisë është e përgatitur të vazhdojë të kryesojë me proceset pozitive në rajon që sjellin stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Maqedonia është e përgatitur ta thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin në rajon, nëpërmjet marrëdhënieve fqinjësore dhe në këtë drejtim arritëm rezultate të mëdha. Kjo ndodhi në sajë të përgatitjes dhe ndjenjës së përgjegjësisë të vendeve dhe liderëve politik në rajon. Por, jemi të përgatitur të punojmë për interesat afatgjate të rajonit”, theksoi kryeministri Zaev.

Ai marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë i vlerësojë të rëndësishme, dhe në fjalimin e tij iu shprehu mirënjohje dhe falënderim kryeministrit bullgar dhe atij grek, Bojko Borisov dhe Aleksis Cipras për kontributin në stabilizimin e marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë, që kontribuon edhe drejt stabilizimit në korniza rajonal.

 Në Samit, veçanërisht është theksuar rëndësia e lidhjes ekonomike të shteteve, si dhe kontributi i vendeve në ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

“Maqedonia është vend evropian edhe në kuptimin gjeografik dhe politik. Me krizën e fundit të refugjatëve, dëshmuam se jemi partner i sigurt në ballafaqimin me sfidat e sigurisë të Evropës. Ajo që është e rëndësishme, është bashkëpunim i ngushtë dhe koordinim për mbrojtje të kufijve. Në këtë moment dhe duke e respektuar prezencën e komisionerit Han, do të doja të vërtetojë se Maqedonia mbetet partner i afërt i vendeve me të cilat tashmë kemi arritur të realizojmë bashkëpunim të suksesshëm edhe në hapat strategjik të këtij plani” theksoi kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zaev lidhur me bashkëpunimin ekonomik theksoi se ai është segment i rëndësishëm i integrimit euroatlantik dhe rajonit

“Ekonomia jonë është kryesisht e lidhur me ekonomitë e BE-së dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Avancimi në integrimin e BE-së dhe NATO-s sjellë rezultate të volitshme ekonomike. Unë jam edhe më shumë i bindur se jemi në rrugën e vërtetë edhe për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj për këtë. Reformat që i bëjmë në plan të brendshëm kryesohen për vendosjen e klimës demokratike, e cila do ta thjeshtësonte konkurrencën e mirëfilltë . Gjithashtu, i përfshimë edhe komitetin e biznesit dhe shkencave në dizajnimin e strategjisë sonë afatgjate për lidhje të ndërsjellë. Në përpjekjet që të përgjigjemi për sfidat e ardhshme, sidomos t duhet të fokusohemi në çështjet e shkencës dhe të rinjve, sepse përhapja e vazhdueshme e diturisë është parakusht për progres. Prandaj ne plotësisht mbështesim theksin e shkencës dhe shanset për të rinjtë” tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev e përshëndeti vendimin e Italisë ta ndërmerr kryesimin me NEQ-në  vitin e ardhshëm 2019, dhe shprehu bindje se vendi do të vazhdojë të ketë rol të mbrojtësit të fuqishëm të zgjerimit dhe integrimit në BE.

Ai e përshëndeti edhe rolin e BERZH-it në përpjekjet për vendimet kyçe për çështjet strategjike në lidhjen reciproke të transportit dhe energjetikës.

Të gjithë të tjerët që mbajtën fjalim, si dhe komisioneri evropian Han dërguan mesazhe për rëndësinë e stabilitetit dhe lidhjes ekonomike, sidomos të bashkëpunimit rajonal, mjaft i rëndësishëm për prosperitetin e shteteve, integrimeve të tyre në BE dhe për vetë Evropën.

Kryeministri Zaev në Zagreb shoqërohet nga delegacioni qeveritar në përbërje: Kire Naumov, zëvendësministër i ekonomisë, Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në MPJ dhe këshilltarë.