Kryeministri Zaev dhe ambasadori Riker: Partneriteti i RMV dhe SHBA në NATO ka rëndësi të madhe për prosperitetin e vendit dhe për stabilitetin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti takim me ambasadorin Filip Riker, i cili si këshilltar politik i komandantit të Komandës Evropiane të forcave ushtarake të Kombeve të Bashkuara te Amerikës, mori pjesë në Konferencën rajonale “Ballkan 360”, e cila me mbështetjen e Fondit të Marshallit gjermano-amerikan u mbajt në Shkup.

Kryeministri Zaev duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Riker, i uroi detyrën e re, Ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe theksoi se gjatë mandatit të tij në funksionin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-të do ta konfirmojnë partneritetin strategjik dhe do të mbeten të përqendruar në bashkëpunimin e përbashkët në sferën e  sigurisë, zhvillimit të lirë dhe pa pengesë të rajonit. 

Kryetari i Qeverisë së RMV Zaev në takim shprehu falënderimin e Qeverisë së RMV dhe popullit, për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e merr nga Amerika në vitet e kaluara dhe e cila ishte e një rëndësie të veçantë në dy vitet e kaluara kur vendi e zgjodhi kontestin tre dekadash me Greqinë me Marrëveshjen e Prespës e cila mundësoi rrugë të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe perspektiva të qarta për hapjen e kapitujve për negociata me BE-në.

Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev njoftoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tani është e fokusuar në reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, si dhe reformat në shërbimet e sigurisë dhe administratën publike me qëllim që të realizojë obligimet në vend dhe me këtë qytetarët të mund t’i ndjejnë përfitimet nga këto reforma.

Kryeministri Zaev njoftoi edhe për insistimet për proceset e reformave kyçe që të sigurohet bashkëpunimi me opozitën dhe potencoi se do të insistojë që dialogu ta përfshijë edhe Marrëveshjen për kontribut të përbashkët për realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike për Kryetarë të RMV.

Në takim u diskutua edhe për çështjet rajonale dhe u theksua se interesi për vendet e Ballkanit Perëndimor përputhet edhe me interesin e SHBA-ve për një rajon stabil të bashkëpunimit në interes të qytetarëve nga të gjitha shtetet ballkanike.

Ambasadori Riker, tregoi interes për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës në vend si dhe për ratifikimin e Protokollit për aderimin e vendit tonë në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës dhe theksoi se ndjen kënaqësi që në periudhën e ardhshme do të mund të marrë pjesë drejtpërdrejtë në ndarjen e parimeve të Aleancës Atlantike të Veriut me RMV si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe partner i barabartë i SHBA-ve dhe vendeve të tjera  anëtare në Aleancë.

Kryetari i Qeverisë së RMV Zaev dhe ambasadori Riker, i cili së shpejti do të merr detyrën Ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike, pas takimit të realizuar mbajtën konferencë për shtyp, në të cilën u përgjigjën pyetjeve me interes për mediat.


Sot, në Qeverinë e RMV, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritarë u takuan me ambasadorin Riker Ndihmës sekretar shtetëror i ardhshëm i SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike Filip Riker. Pas takimit, Kryeministri Zaev dhe ambasadori Riker dhanë deklarata të përbashkëta për mediat. Në vazhdim e përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Kam nder të veçantë t’i dëshiroj mirëseardhje mikut tonë, ish ambasadorit të Kombeve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë dhe së shpejti Ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Me ambasadorin Riker, për të cilin nuk ka nevojë të tregoj se sa e njeh vendin dhe rajonin, kishim takim të përzemërt dhe të suksesshëm në të cilin bashkërisht i konfirmuam marrëdhëniet e deritanishme të shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona, të përcaktuara dhe të konfirmuara në deklaratën për partneritet strategjik nga viti 2008.

RMV mbetet partner strategjik stabil i SHBA-ve. Bashkë jemi të fokusuar për përkushtimin tonë të përbashkët për sigurinë dhe zhvillimin e lirë dhe pa pengesë të rajonit në kushte të mbështetjes së vazhdueshme të prosperiteteve demokratike.

Si partnerë me interesa të përbashkëta strategjike dhe partnerë në NATO, qëllimi ynë i përbashkët është edhe lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe veprimet e përbashkëta në lidhje me të gjitha kanosjet e tjera në rajon dhe më gjerë.

Ambasadorit Riker, ia shpresa falënderimin e Qeverisë të RMV dhe popullit tonë për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e merr nga Amerika gjatë viteve të kaluara.

Kjo veçanërisht erdhi në shprehje me inkurajimet që erdhën nga zyrtarët e lartë të SHBA-ve në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, kurorë e së cilës është Marrëveshja e Prespës, që është e një rëndësie të veçantë për avancimin e integrimeve tona euro-atlantike, si dhe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. 

Ambasadori Riker tregoi interes për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe për ratifikimin e Protokollit për aderimin e vendit tonë në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës.

Anëtarësimi i afërt në NATO është i një rëndësie të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në tërësi, krijon kushte për përfitime ekonomike dhe zbatim të reformave në sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në shërbimet e zbulimit dhe të sigurisë, si dhe në administratën publike.

Këto janë detyrat tona për të cilat BE dhe miqtë tanë nga SHBA-të dhe NATO, presin rezultate të cilat do ti bindin se data për hapjen e kapitujve në qershor këtë vit, me të vërtetë do të mundësohet dhe do të tejkalohen të gjitha pengesat.

Kjo është edhe një nga qëllimet tona, për të cilat kemi mbështetjen e tërësishme nga miku ynë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kënaqësia është e madhe për mua dhe Qeverinë, por edhe për të gjithë shtetin tonë për praninë e ambasadorit Riker në vend.

Faleminderit”.