Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot bashkë me drejtorin e Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Darko Kaevski në mënyrë solemne u ndanë mirënjohje të gjithë sportistëve të cilët morën pjesë në garat ndërkombëtare, Lojërat Olimpike, Para olimpiadën dhe Olimpiadën speciale, si falënderim për kontributin e tyre për përfaqësimin e dhe afirmimin e vendit tonë në fushën ndërkombëtare.
Në takim, Kryeministri Zaev në atmosferë relaksuese bisedoi me olimpikët dhe sportistët e rinj të talentuar, duke e theksuar rolin e tyre të madh në kontributin e vlerave olimpike, siç janë sjellja korrekte në lojë, mirëkuptimi dhe mos bërja e dallimeve mes njerëzve dhe ndarja sipas racës, ngjyrës, religjionit dhe kulturës.
“Ma plotësoni shpirtin dhe jam krenar që shoh sallën e përmbushur me sportistë të cilët janë krenaria jonë dhe të cilët në mënyrë më të mirë përfaqësojnë vendin tonë në botë“, Kryeministri Zaev përshëndeti oplimpikët e pranishëm të shumtë, sportistë, veteranët e sportit, dashamirët e rinj të sportit, të cilët ishin të pranishëm në takimin që u mbajt në Sallën solemne të Qeverisë së RMV-së.
“Qeveria e RMV-së dhe Agjencia për të Rinj dhe Sport, organizuan këtë takim për t’u ndarë mirënjohje olimpikëve tanë, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, Para olimpiadë dhe Olimpiadën speciale. Falënderimi ynë për afirmimin pozitiv të vendit tonë në botë, krahas mbështetjes së sistemuar, dëshirojmë t’a shprehim edhe simbolikën nëpërmjet këtyre mirënjohjeve me të cilat dëshirojmë të lëmë gjurmë të shkruar të mirënjohjes për këto ambasadorë tanë“, tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri porositi se sporti ndihmon në krijimin e njerëzve bujar dhe human, njëkohësisht duke i mësuar të rinjtë dhe gjeneratat më të moshuara se duhet të bashkëpunojnë, të inkurajojnë dhe t’i respektojnë vlerat e të gjithëve në mënyrë të barabartë, që siç theksoi është kontribut për idenë e lartë për “Një shoqëri për të gjithë” i cili është koncept udhëheqës i Qeverisë së RMV-së.
“Mbështesim të gjitha aktivitetet e personave me invaliditet dhe personave me aftësi të veçanta, me qëllim të integrimit të tyre shtesë në sport dhe përditshmëri. Kjo dha rezultat dhe u solli suksese dhe medalje të shumta pjesëmarrësve tanë në lojërat Olimpike speciale dhe në garat e tjera ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta”, theksoi Kryeministri Zaev duke shprehur kënaqësinë e mundësisë së sotme për tu shoqëruar me sportistët dhe olimpikët e gjeneratave të ndryshme, duke njoftuar se fokusi i Qeverisë do të mbetet në mbështetjen e kategorisë së të rinjve në sport, por edhe në mbështetjen dhe bartjen e përvojave nga seniorët e sportit.
Gjithashtu, Kryeministri Zaev bashkë me drejtorin e Agjencisë për Sport dhe të Rinj, Kaevski i njoftoi të pranishmit me parimet e Programit të veçantë për ndjekje dhe mbështetje të të rinjve dhe sportistëve të talentuar të cilët tregojnë potenciale olimpike, me qëllim për t’u rritur motivimi tek të rinjtë që të merren me sport dhe të arrijnë rezultate që paraqesin kënaqësi për mundin e tyre dhe investimet personale. Ato theksuan se marrja me sport dhe aktivitete sportive që nga mosha e re është shumë e rëndësishme për krijimin e popullsisë së shëndoshë e cila kontribuon edhe për rritjen e vlerave shoqërore.
Në takim u hap diskutimi, në të cilin punonjësit sportiv u falënderuan për takimin e sotëm, i cili është shenjë e interesit të shprehur nga ana e shtetit për investimet e tyre sportive dhe mirënjohje për arritjet e tyre në sport, ndërsa biseduan edhe për çështjet dhe mangësitë që u paraqiten në periudhën e kaluar.
Drerjtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Kaevski duke u përgjigjur, njoftoi për disa projekte ndër të cilat edhe Projekti për sportistë të rinj me shpresë, ku do të ndiqen arritjet nga mosha më e re dhe bashkë me Kryeministrin Zaev informuan edhe për përfshirjen e sistemit të ri vauçer për finacimin e subjekteve sportive, klubeve dhe federatave për të cilat janë siguruar 6 milionë euro, me qëllim të rritjes së shumës në 10 million euro.
“Sporti bashkon, prandaj të japim dorën njëri tjetrit, të tregojmë se mundemi bashkërisht. Të promovojmë sportin dhe shtetin tonë, ndërsa ne bashkë me Qeverinë do të përcjellim qëllimin e vetëm për të ngritur standardet e sportit”, tha Kaevski duke ftuar të gjithë veteranët e interesuar, aktivistë sportiv dhe dashamirës të sportit, që me sugjerimet dhe idetë e tyre të punojnë për përmirësimin e kushteve për arritje të rezultateve të sportit me qëllim të afirmimit më të madh të shtetit.