Me ftesë të Kryeministres të Rumanisë, Viorica Dançilla dhe në kuadër të kryesimit të Rumanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, Zorica Zaeva mori pjesë në konferencën “Roli i gruas në shoqërinë modern- në mes forcimit, udhëheqjes dhe diskriminimit gjinor” që u mbajt në Bukuresht.
Konferenca kishte për fokus dokumentet strategjike ndërkombëtare dhe evropiane të cilat në afat të mesëm dhe afatgjatë punojnë në drejtim të eliminimit të diskriminimit gjinor dhe pabarazisë por edhe të diskursit shoqëror i cili lëviz në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe krijimin e mjedisit për zhvillim të barabartë dhe pjesëmarrje të grave në shoqëri, politik dhe sektorin privat.
Në fjalimin e tij, zonja Zaeva foli për statusin e grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përpjekjet që Qeveria i ndërmerr për uljen e dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Ne kemi sjellë zgjidhje të qarta dhe të qarta ligjore që parandalojnë dhunën dhe mbrojnë gratë viktima të dhunës.
“Sollëm vendime dhe zgjidhje ligjore të qarta me të cilat parandalohet dhuna dhe mbrohen grat viktima të dhunës E ratifikuam Konventën e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e ashtuquajtura Konventa e Stambollit. Njëherit i avancuam të gjitha shërbimet e nevojshme për mbështetje dhe mbrojtje të grave viktima të dhunës. Kur grat humbin- të gjithë humbim,” theksoi Zorica Zaeva në konferencën e Bukureshtit.
Theks të veçantë në fjalimin e saj, Zaeva vuri përforcimin ekonomik të grave në shoqëri.
“Vajzat dhe gratë kanë të drejtë absolutisht të barabartë për të përparuar në karrierën e tyre të punës dhe të jenë të zgjedhura në pozicionet më të larta të punës. Nuk ka asnjë arsye të jetë më ndryshe. Zvogëlimi i hendekut të pagave gjinore në nivelin makroekonomik mund të kontribuojë në rritjen më të madhe ekonomike. Prandaj, duhet të jetë e qartë: Përforcimi ekonomik është përgjigja e shumë çështjeve me të cilat ballafaqohen vajzat dhe gratë, " theksoi Zorica Zeva në konferencën "Roli i gruas në shoqërinë moderne – në mes forcimit, udhëheqjes dhe diskriminimit gjinor "në Bukuresht.