Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 143-të me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informata për rrjedhën e negociatave për liberalizimin e mëtutjeshëm të tregtisë me produkte bujqësore – ushqimore sipas marrëveshjes për tregti të lirë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e RMV-së, në këtë mbledhje, do të sjell vendim për Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e jurispodencës.
Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme do të informohet për Raportin e negociatave të kryera për lidhjen e Protokollit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në sferën e luftës kundër trafikimit me njerëz, që përgatit Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria e Ekonomisë në këtë mbledhje do ta prezantojë Informacionin lidhur me punën e grupit punues për koordinim dhe ndjekje të procesit për ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e komunitetit të energjisë, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të informojë për implementimin e Planit të Veprimit për punësim 2018-2020.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit, në mbledhjen e 143-të të Qeverisë, do të shqyrtohet edhe informata për “Organizimin demokratik në shkollat e mesme”, për “Arsim gjithëpërfshirës seksual” dhe për “Organizimin demokratik t[ studentëve”.
Këto, dhe shume pika tjera të rendit të ditës do të shqyrtohen në mbledhjen e 143-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila parashikohet të fillojë në orën 13:00.