Thirrje publike për shprehjen e interesit nga komunat për financimin e projekteve infrastrukturore nga  Nënprogrami AA- Projektet infrastrukturore në komuna

Në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e trembëdhjetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 20 gusht 2024, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale publikon:

THIRRJE PUBLIKE
për shprehjen e interesit nga komunat për financimin e projekteve infrastrukturore nga
 Nënprogrami AA- Projektet infrastrukturore në komuna

1. LËNDA E THIRRJES PUBLIKE

Lënda e kësaj thirrjeje publike është shprehja e interesit për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve infrastrukturore nga Nënprogrami AA dhe dorëzimi i projekt propozimeve, bazuar në kriteret dhe procedurat e përcaktuara më parë të Ministrisë së Transportit, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrisë së Sportit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, të publikuara në ueb-faqet e tyre.
Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në nivel lokal me ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e rritjes ekonomike, zhvillimin në komuna dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

2. SHUMA E MJETEVE 

Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve, sipas kësaj thirrjeje, është caktuar në 6.000.000.000 denarë.
Mjetet nga pika 2 paragrafi (1) do të përdoren në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrisë kompetente në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, në pajtim me nenin 32-a, nenin 33-a, nenin 37-a, nenin 45-a, nenin 46-a dhe nenin 46-b të Ligjit për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonia e Veriut" nr. 283/23 dhe 169/24) dhe në pajtim me nenin 8 paragrafi 5 të Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 61/04, 96/ 04, 67/07, 156/09, 47/11, 192/15 dhe 209/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 244/19, 53-/21, 77/21, 150/. 21, 173/22 dhe 170/24).

3. PËRDORUESIT E MJETEVE 

Komunat, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit kanë të drejtë të parashtrojnë aplikacione dhe projekt propozime.
 Ftohen përdoruesit e interesuar, si nxitës dhe bartës të ndryshimeve të nevojshme në veprimtaritë ekonomike, sociale dhe të tjera zhvillimore, të parashtrojnë aplikimet dhe projekt propozimet e tyre, në përputhje me kriteret e përcaktuara për financimin e projekteve, nga pika 1 e kësaj Thirrjeje Publike.

4. MËNYRA DHE AFATET E APLIKIMIT

 Përdoruesit e interesuar i dorëzojnë formularët e aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale - Komisioni për veprim sipas kësaj thirrjeje publike, në afat prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje.
 Komisioni mbledh formularët e aplikimit që përdoruesit e interesuar dorëzojnë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
 Përdoruesit e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të projektit sipas formularit të aplikimit në ministrinë kompetente në afat prej 10 ditësh nga dita e dorëzimit të formularit të aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Aplikimet për financim të Propozim-projekteve të dorëzohen në formë të shtypur dhe elektronike në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, rr. Kirili dhe Metodi'' nr. 54, Shkup, në dy formularë origjinalë të aplikimit (marrë nga ueb faqja www.mls.gov.mk).
Dokumentacioni i plotë i projektit duhet të dorëzohet në ministrinë kompetente në formë të shtypur dhe elektronike.
Kjo Thirrje Publike është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe në dy gazeta ditore (një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe).

Telefoni kontaktues: 075 297-537 Mitko Jankulloski