Mickoski: Me memorandumin kompania 4iG shpreh interes, por tender duhet të ketë, përfundoi koha e kontratave në katër sy

"Duhet të ketë një tender, por ai memorandum nuk është detyrues, me ç'rast kompania 4iG shpreh interes, shpreh interes se është e interesuar të paraqitet në atë tender, përndryshe sigurisht nuk mund të ndodh në katër sy, normalisht nëse ka dhe kompani të tjera që janë të interesuara dhe nëse duan të nënshkruajnë një memorandum të tillë jo detyrues, do të nënshkruhet", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes gazetareske.

Mickoski theksoi se tani është koha kur Maqedonia duhet të zhvillohet së bashku me qytetarët maqedonas dhe kur duhet të mbizotërojë shteti i së drejtës.

"Koha e marrëveshjeve në katër sy siç ishin ato në KXE të Kërçovës "Osllomej", i Manastirit KXE "Manastir", ka përfunduar koha kur çunat pa mjekër blinin qendra tregtare në qendër të Shkupit, kur futbolli dhe basketbolli luheshin në zyrat e Qeverisë, tani është koha kur Maqedonia duhet të zhvillohet së bashku me qytetarët maqedonas dhe kur duhet të sundojë ligji, ky është thelbi i punës," tha ai.

Kryeministri Mickoski shpjegoi se tenderi do të shpallet në periudhën që vjen, dhe shtoi: 

"Tani aktualisht kompanitë që janë të interesuara, ndoshta do të ketë të tjerë që do të nënshkruajnë një memorandum të tillë, do të analizojnë tregun dhe periudhën që vijon, interesin tonë dhe interesin e qytetarëve dhe cili është interesi i qytetarëve, më shumë konkurrencë dhe çmime më të ulëta. Interesi i qytetarëve është gjithashtu interesi ynë si qeveri."