Mickoski paralajmëroi një investim të ri gjerman për prodhimin e baterive litium, me vlerë prej 65 milionë euro dhe 700 vende të reja pune

“Po, nga nesër, pas punës së palodhur prej dy muajve dhe mënjanimit të të gjitha atyre mangësive që janë akumuluar gjatë muajve të kaluar, do të kemi vendosjen e gurthemelit të ri për kompaninë që vjen nga Gjermania”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Ai informoi se investimi është afërsisht 60 deri në 65 milionë euro, diku rreth 700 vende të reja pune dhe se do të prodhohen bateri litium dhe shtoi:

“Me përfundimin e këtij investimi do të rritet eksporti dhe me rritjen e eksporteve do të zvogëlohet diferenca në mes të eksportit dhe importit dhe në këtë mënyrë do të rritet bruto  prodhimi i brendshëm.

Të presim deri nesër, që opinioni maqedonas të jetë nesër dëshmitar”, tha Kryeministri Mickoski.